Për të përgatitur një supë të shëndetshme, të shijshme dhe të lehtë me perime për fëmijët rreth moshës 7 ose 8 muajsh na nevojiten këta përbërës:

Kjo sasi supë me këta përbërës është e mjaftueshme për 3 racione, dmth për tre vakte të fëmijës
Kohëzgjatja: 15-20 min
- 1/2 Patate e ëmbël
- 1 Karrotë mesatare
- 1/2 degë selino
- 3 buketa brokoli
- Makarona integrale
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Majdanoz (sipas dëshirës)
Përgatitja:
- Lajmë të gjitha perimet me ujë të bollshëm
- Vendosim në sobë një enë me ujë të vloj paraprakisht dhe hedhim 1 lugë vaj ulliri në të
- Qërojmë karrotën dhe e presim në copa të vogla dhe i hedhim sëbashku me makaronat integrale në enë me ujë që ka vluar tashmë
- Qërojmë pataten e ëmbël dhe e presim në kubik të vegjël. Pas 5 minutash i hedhim të ziejnë sëbashku me karrotat dhe makaronat
- Ndërkohë e presim në copa edhe selinonë dhe brokolin dhe i hedhim në 5 minutat e fundit
Nëse doni të përfitoni një supë me më shumë lëng 15 min janë të mjaftueshme. Mund ta shoqëroni edhe me lëngun e mishit të pulës ose të viçit për ta bërë më të shijshme. Kjo është një recetë edhe për të gjithë familjen.
Ju bëftë mirë!