
“Mua më shkoi keq, linda me operim pasi ngela shtatëzanë me Fekondim Invitro! Ditën e dytë pata temperaturë deri 38.5°, menduan se e kisha nga qumshti dhe më mbajti 2 ditë, të 3-n dola! Me kishte mbledhur plaga e operimit ndaj mu desh të shtrohesha dhe 10 ditë të tjera ku të më bënin 3 lloj antibiotikësh 3 herë në ditë dhe plaga me 3 fitila, qaja që si jepja gji djalit, qumshti erdhi e mblidhja me pompë dhe e derdhja! Momente shumë të këqia, desh Zoti që pasi u ktheva në shtëpi djali ma kapi gjirin dhe nuk e pranoi më qumështin formulë! Tani jemi shumë mirë të dy 🙏🙏 Kush ka mundesi ta lindi vetë më mirë të vuaj pak, këshillë nga unë kjo! Mbarë dhe kollaj kush pret të bëhet nënë 😊😊🙏🙏”.