2. Historia e Një Nëne

Duke qene se isha e vetme, pa njeri të më shtrëngonte dorën apo të më thoshte që do jesh mirë ditën më të rëndësishme të jetës sime kur do sillja time bije në jetë, u detyrova që në momentin e fundit të më fusnin në atë sallën e ftohtë që të lindja me operacion. Nuk dija çtë ndieja, nuk dija çfarë të kërkoja, veç lusja Zotin që e vogla ime të ishte mirë. Deri në momentin që i dëgjova të qarën e saj, aty thash JA DOLA.

Por më e keqja erdhi më pas, në momentin që duhej ta vija vajzën në gji. Nuk kisha parë ndonjëherë njeri ti jepte gji femijes dhe unë nuk dija asgjë. Qumeshti smë kishte ardhur akoma dhe unë qaja pse sbeja dot gjë. Kisha edhe temperaturë edhe hemorragji. Dhe për më tepër e vetme, asnjë te koka.

Me mbajten katër ditë dhe ato katër ditë ishin të dhimbshme se bija ime kërkonte mua, nënën e saj kur une as në gji se fusja dot.

Sot jam një nënë e vetme e fëmijes tim dhe e lumtur qe arrita u bera trimereshe dhe i dhash vetes vullnet e guxim qe ta rris këtë femijë. Sot unë dhe ajo jemi një, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë. Dhe i jap gji sa herë që ajo ma kërkon.

Kurajo nëna kurajo se ia dalim ne që çke me të, sido që të jetë lindja për ne. Ju duam!

Lini një Përgjigje