Si ta konservoni ushqimin e fëmijës në frigorifer
Zakonisht fëmijët nuk arrijnë ta konsumojnë të gjithë sasinë e përgatitur të ushqimit në një vakt të tyre. Do të ishte një ide shumë e mirë të përgatisësh një sasi më të madhe dhe ta ndash atë në sasi më të vogla, duke i ruajtur në frigorifer. Nuk vonon të vi shumë shpejt vakti tjetër i tyre, ndërkohë që të duhet ta kesh ushqimin gati.
Cila ushqime mund ti ruajmë në frigorifer?
Të gjitha llojet e pureve nga frutat apo perimet mund ti ruajmë më së miri në ngrirje. Ushqimi i fëmijës nuk duhet ngrirë në enë qelqi, sepse dihet që qelqi ngrinë. Në qese apo enë plastike me kapak do të ishte më e përshtatshmja. Kur ushqimin ta vendosni në ngrirje shtrijeni sa më shumë të jetë e mundur, qe kur ta përdorni mos tju duhet shumë kohë për ta shkrirë.
Është e rëndësishme të theksohet që qese plastike apo enët të jenë cilësore, që të mos clirojnë gazra kimike që bihen në kontakt me ushqimin. Zakonisht gjendet qese plasrike apostafat për ushqimet. Mund ti kërkoni në markete. Ushqimi mund të ruhet deri 1 muaj në temperaturen -18 gradë.
Disa këshilla si ti konservoni frutat dhe perimet e stinës në kushtet e shtëpisë.
