PATATJA E ËMBËL (info)

Patatja e ëmbël ushqim bazë për bebet dhe fëmijët

☆Perimet janë një burim i mirë i vitaminave për bebet dhe fëmijët dhe ka disa nga to që janë më të veçuara për shkak të vitaminave dhe përbërësve ushqyes që posedojnë. Kësaj radhe do të flasim për pataten e ëmbël e cila është e mrekullueshme për shëndetin e fëmijës.

☆Tek bebet, nisur nga muaji i gjashtë, patatja e ëmbël mund të zihet dhe më pas të bluhet be mikser . Ajo mund edhe të piqet në furrë edhe behet pure. Patatja e ëmbël ka veti ushqyese dhe shumë vitamina që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të fëmijës.
☆Patatja e ëmbël mund edhe të kombinohet me ushqime tjera sikurse brokoli apo karrota pas muajit te 6-te.

☆Është mirë që bebeve apo fëmijëve tuaj ti jepni patate të ëmbël të paktën dy herë në javë.

☆Kohezgjatja e zierjes se patates se embel nese e qeroni dhe e prini ne copa te vogla eshte rreth 10 min, derisa patatja te jete zbutur plotesisht.

☆Pak nga uji i zierjes ruajeni per te bere purene, mund ti shtoni edhe pak qumesht gjiri/formule dhe 1 kuge te vogel vaj ulliri/ose bebesh.

3 Comments

  1. Pingback: Ushqimi i Pare: Menu per 4-6-Muajsh – Receta BABY

  2. Pingback: Fruta & Perime – Receta BABY

  3. Pingback: Fruta & Perime - Naturetica Albania

Lini një Përgjigje