Për Fëmijët Alergjik dhe Prindrit e Tyre

Fëmijë me alergji të theksuara – kështu mund ta përballoni të përditshen me ta.

A është fëmija juaj alergjik nga ushqimi?
Këtu do të lexoni disa këshilla për ushqimin që duhet ti mbani parasysh sesi tja bëni fëmijës suaj përditshmërisë sa më të sigurtë të jetë e mundur, pa bërë që dhe fëmija juaj të ndihet i përjashtuar.
Një nga gjëra më të rëndësishme ti si prind mund të bësh kur ke një fëmijë shumë alergjik, është që ta mbështesni për të zbuluar alergjinë e tij ashtu siç duhet. Kjo e bën më të lehtë për ju dhe fëmijën trajtimin prej saj.
Është një sfidë e vazhdueshme për këtë prindër që kanë fëmijë shumë alergjik, gjithçka nis nga mënyra si ju organizoni përditshmërinë dhe përkushtimi për të zbuluar me durim ushqimet të cilat kanë reagime të ndryshme te fëmija juaj.

Nuk ka zgjidhje apo menyra ekzakte që mund të ti japesh për fëmijët alergjik, se me cilat sfida alergjike ata do të përballet në situata të ndryshme. Ndaj duhet më shumë njohuri e më shumë komunikim me mjekët me raste të ngjashme me fëmijë të tjerë por edhe të lexohet shumë për të marr këshilla të ndryshme që do të ndihmonin.

Këto janë ndër faktorët e parë e më kryesor të cilat ndikojnë dhe ndihmojnë shumë në fazat e para të konstatimit kur fëmija juaj shfaq një reagim nga një ushqim i caktuar Mungesa e njohurisë për pasojat që sjell alergjia i bën prindrit të ndihen më të stresuar për këto situata me fëmijën e tyre.
Sa me shumë të pyesni, intersoheni dhe informoheni aq më shumë gjëra do të mësoni të cilat do tju ndihmojë të kuptoni si të kujdeseni me mirë për fëmijën tuaj me ushqyerjen e tij.

Fëmijët e vegjël dhe alergjia

Fëmijët në vitin e parë të jetës me simptoma alergjie, shfaqin reagime të trupit nga proteina të panjohura që hyjnë në trup, kryesisht nga ushqime të ndryshme, nga kafshët shtepijake apo nga bimë të ndryshme.

Trupi i njeriut përdor sistemin imunitar për tju përgjigjur këtyre proteinave që futen në trup nëpërmjet ushqimeve.

Në vitin e parë të jetës së një fëmijë, alergjia më e zakonshme kundrejt ushqimet është kundrejt, vezës, qumshtit të lopës, arrave të ndryshme, miellit, peshkut apo të tjerë.
Zorret e fëmijës duhet në fillim kur i fillohet ushqimi të mësohen me ushqime të ndryshme që i prezantohen për herë të parë e që permbajnë proteina të cilat janë të panjohura për trupin.
Kur një femijë reagon direkt nga një ushqim, në vend që trupi i tij të arrij të mësohet ta toleroj atë, atëherë menjëherë kuptohet që ai ushqim reagon te fëmija juaj duke shfaqur menjëherë simptomat e irritimit të zonës së buzëve, lekurës që bie në kontakt, fillojnë dhimbjet e barkut, të vjella të vazhdueshme, diaré, ekzema në pjesë të ndryshme të trupit dhe ajo që njihet si shok alergjik.


Fëmijët që janë intolerant kundrejt:

  • vezës
  • qumshtit të lopës

miellit duhet të punohet me zhvillimin e tolerances së këtyre ushqimeve në ta. Dmth fëmijes nuk mund ti japni këto ushqime të konsumojë, por ushqime alternative siç do të ishte psh në vend të miellit tëzakonshëm, mielli på gluten, ose në vend të qumeshtit të lopes, të përdoret qumesht pa laktozë.


Për fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri apo formule, nënat duhet të bëjnë kujdes me ushqimet që hanë dhe të këshillohen me doktorin e tyre që të marrin sygjerimet e nevojshmr, se cilat produkte të qumeshtit të formulës duhet tu përdorin fëmijeve të tyre.
Fëmijeve të vegjël në vitin e parë të lindjes nuk mund tu bëhen teste alergjie, pasi nuk do kishte dot përcaktime të sakta për tipin e alergjisë së fëmijes, e vetmja gjë qe mund te behet është të veprohet duke e provuar nëpermjet reagimeve që do te tregoj kundrejt ushqimeve të ndryshme. Nga ushqimet që fëmija do te reagon, prindi duhet të kujdeset të mos ja jap ato ushqime por të gjej mënyra alternative.

Lini një Përgjigje