DRITHRAT -info

Përse duhet ti japim drithrat fëmijës prej 6 muajsh.

Drithrat janë një fillim i mirë i ditës dhe e mbajnë të ngopur gjatë fëmijën. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për energji për të eksploruar botën perreth tyre dhe u duhet shumë fuqi për të qenë pjesën në gjithçka të bukur që ndodh.

Drithrat mund të përdoren në çdo vakt, edhe për dreken apo darkën e fëmijës. Janë një ushqim që do vetëm pak minuta për tu përgatitur.

Të gjithë fëmijët që nga lindja mbartin sasi të hekurit në gjak, por rreth muajit të katērt, kjo sasi vjen duke u pakësuar.


Hekuri kontribon në një zhvillim intelektual te fëmija.

Drithrat për më tepër janë të pasura edhe me vitaminën D, kalçium, fosfor të cilat kanë të dobishme për formimin e një skeleti të fortë, sikurse është edhe jodi shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës. Nuk duhet që drithrat të kenë përmbajnë sheqeri.

Çfarë përmbajnë drithrat?

Drithrat përmbajnë:
• Proteina te balancuara
• Karboidrate
• Yndyrna
• Vitamina
• Minerale

Kēto janë pothuajse gjithçka ka nevojë një fëmijë i vogël prej 6 muajsh

Një porcion i tyre është i mjaftueshëm për një vakt. Por ju keshillojmë që drithrat të përdoren 1 deri 2 vakte në ditë. Vaktet e tjera janë mirë ti keni me perime, mish dhe fruta, në sasitë respektive sipas këshillave për çdo muaj të fëmijës.

Lini një Përgjigje