Diarreja është kalimi i jashtëqitjeve të lirshme ose të holluara. Për disa fëmijë, diarreja është e lehtë dhe do të largohet brenda pak ditësh. Për të tjerët, mund të zgjasë më shumë. Mund ta bëjë fëmijën tuaj të humbasë shumë lëngje (të dehidratuar) dhe të ndihet i dobët.
Virozat ose gripi i stomakut, është një shkak i zakonshëm i diarresë. Trajtimet mjekësore, të tilla si antibiotikët dhe disa trajtime të tjera medicinale, gjithashtu mund të shkaktojnë diarre.
Është e lehtë për një fëmijë me diarre të humbasë shumë lëngje dhe të dehidrohet. Lëngjet e humbura duhet të zëvendësohen. Për shumicën e fëmijëve, pirja e lëngjeve që konsumojnë normalisht duhet të jetë e mjaftueshme.
!!!! Por vetëm shumë ujë, në çdo moshë, mund të jetë e dëmshme.
*Nëse fëmijën e keni me gji, insistoni ta ushqeni më shpesh se zakonisht.
Diarreja normalisht do të largohet për një kohë të shkurtër, pa asnjë ndryshim apo trajtim. Por ndërsa fëmijët kanë diarre, ata duhet:
- Konsumojnë vakte në sasi të vogla gjatë ditës në vend të 3 vakteve të mëdha, por të shpeshta.
- Të konsumojnë ushqime të lëngshme, të tilla si supërat.
Por çfarë ushqimesh të tjera sugjerohen :
- Banane
- Pure/Salcë molle
- Kos/Yogurt
- Bukë (e thekur, do ishte më mirë)
- Makarona/Oriz
- Drithëra për fëmijë
- Patate, karrotë ose bizele pure/të ziera
Çfarë nuk duhet t’i jepni :
- Lëngje të ëmbla, ose ushqime të përpunuara
- Nëse vëreni që fëmija kur pi qumësht ka më tepër diarre, ndalojeni dhënien e qumështit pasi disa herë e përkeqëson
- Jo ushqimeve me yndyrë
- Frutat e thata
- Ushqime që kanë sasi të lartë fibrash
Na ndiqni për më tepër këshilla dhe informacione live në instagram @receta_baby, si dhe ju ftojmë të ndani problematikat që ju hasni me ushqyerjen e fëmijës tuaj. Jemi këtu për t’iu ndihmuar me zgjidhjen!