Supë me thjerrëza të verdha me mish viçi

Mosha 10M+ (10M teksturë kokrrizore)

Kohëzgjatja  40 minuta

Sasia 4 racione

PËRBËRËSIT:

  • 2 domate mesatare të buta 
  • 1 qepë e vogël 
  • 150 gr mish viçi tule
  • 1/2 spec i kuq 
  • 1/2 spec i verdhë
  • 2 thelpinj hudhër 
  • 1 karrotë
  • 1/4 degë selino
  • 1 filxhan çaj (20 gram) spinaq 
  • 1 lugë vaj luledielli
  • 1 lugë të vogël djathë parmigiano

PËRGATITJA për 4 racione

• Vendosim thjerrëzat e verdha 30 min ose 1 orë përpara në ujë të zbruhen.

• Kavërdisim 150 gram mish viçi me pak gjalpë.

• Shtojmë 1 qepë të grirë hollë.

• I grijmë 2 thelpinj hudhra dhe vazhdojmë i kavërdisim derisa të zbutet qepa.

• Shtohet vetëm 1/4 e një dege selino.

• 1/2 spec të verdhë dhe 1/2 spec të kuq dhe vazhdon të gjitha perimet i kavërdis duke shtuar shumë pak ujë gjatë kavërdisjes.

• Grini dy domate mesatare në rende (pa fara dhe lëkurë) shtojani duke vazhduar kavërdisjen.

• Shtoni 150 gram thjerrëza të verdha dhe i mbulon me ujë (3 e 1/2 gota me ujë).

• Grini me rende një karrotë dhe hidhjani gjatë zierjes.

• Shtoni edhe një filxhan çaji spinaq (ose 20 gram) në 10 minutat e fundit.

• Lëreni të ziej me kapak për 35 minuta derisa thjerrëzat të fillojnë të zbuten mjaftueshëm.

Servirja

• Shtoni një lugë të vogël çaj vaj ulliri dhe disa pika limon për më shumë vlera dhe shije.

• Për kripën për moshën 10M mund të përdorni djathë kaçkavall ose parmigiano.

Ju bëftë mirë!

Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.

Leave a Comment