Mosha 10M+
Kohëzgjatja 25 minuta, Pjekja 190⁰C
Sasia 12 copë
PËRBËRËSIT :
- 2 vezë të mëdha
- 2dl (200g) sheqer bimor kokosi
- 125g gjalpë
- 1dl (100ml) qumësht kokosi
- 3,5dl (350g) miell
- 1,5 lugë të vogla pluhur pjekës
- 2 kokrra mollë (të grira)
- 1 lugë kakao
- 1 lugë sheqer vanilje
PËRGATITJA :
1. Përzieni vezët me sheqerin me mikser, 3 deri 4 minuta.
2. Shkrini gjalpin dhe shtojani përzierjes së vezës me sheqerin.
3. Përzieni miellin me përbërësit e tjerë pluhur së bashku dhe shtojani përzierjes.
4. Përzierjes i shtoni dhe qumështin pak e nga pak, derisa përzierja të bëhet një masë kompakte.
5. Hidhni mollët e grira dhe përziejeni përsëri masën.
6. Shtoni lugën e kakaos duke e përzier mirë me masën.
6. Ngrohni furren dhe shperndani mufinsat në format e tyre duke i mbushur deri në gjysmën e tyre.
7. I piqni në temp 190°C për 20 – 25 minuta.
8. I zbukuroni duke përdorur sipër tyre melis (sheqer pluhur) të përzier me disa pika ujë dhe me pigmente ngjyrash të ndryshme (që janë posaçërisht për torta apo kekë të ndryshëm) ose sheqerka të posaçme për zbukurime ëmbëlsirash për ta bërë më festive, ose dhe vetëm thjeshtë shijoni shijen e mollës në to.
Shoqërojeni me një gotë qumësht për fëmijët mbi 12M+.
Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.