Qofte pule me perime

Mosha 10-12M+

Kohëzgjatja 30 minuta

Sasia  10 deri 15 copa te vogla

PËRBËRËSIT :

  • 1 fileto pule
  • 100g brokoli
  • 1 kokërr patate mesatare
  • 1 kokërr veze e freskët 
  • 100 g miell misri (polent), gruri (ose miell integral)
  • 1 degë Majdanoz
  • 1 degë Menderz (nenexhik)
  • Kripë Himalaya (mbi 12M)
  • Djathë parmigiano (për 10M+)

 PËRGATITJA :

1. Fileton e pulës e prisni në copa të vogla dhe kavërdiseni në tigan me pak gjalpë ose vaj ulliri.

2. Pataten e prisni në copa të vogla dhe shtojani filetos në tigan dhe mbulojeni me kapak për 10 min sa të zbutet duke i shtuar shumë pak ujë. (1 filxhan)

3. Shtoni brokolin të prerë në copëza sa më të vogla.

4. Hidhini këta përbërës në një tas dhe përziejini së bashku mirë. (Mund të përdorni edhe mikserin për ta bërë sa më të imët) në varësi të fëmijës nëse i ha me copa të mëdha apo i dëshiron të imët përbërësit në qofte.

5. Shto vezën duke e vazhduar përzierjen me dorë.

6. Në fund fare hidhni miellin e misrit/ grurit/integral pasi t’i keni përzier të gjithë së bashku dhe me erëzat e majdanozit dhe nenexhikut formoni format e qoftes. 

7. Përdorni tiganin për t’i kavërdisur ose mund t’i piqni edhe në furrë në një temp 200° për 15 min dhe pak gjalpë sipër.

Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.

FOLLOW ➡️@receta_baby

Lini një Përgjigje