Mosha 8-12M+
Përgatitja e brumit kërkon shumë pak përbërës:
• Miell
• Qumësht
1️⃣Nevojitet shoshë e cila është një pajisje që i ngjan një tepsie me vrima, me diametër 5 mm.
2️⃣Brumi përgatitet duke i përzier të gjithë përbërësit së bashku.
3️⃣Në rastin e brumit të trahanas ai nuk ka nevojë të punohet gjatë pasi kërkohet një brum pak i thatë jo i ngjeshur gjatë, si brumi i zakonshëm që përgatisim për kulac apo byrek.
→ Pas përgatitjes së brumit të trahanas, ndiqni përgatitjen për gatim.
1. Në një tenxhere me 1 lugë të vogël gjalpë, skuqim 3 lugë gjelle trahana.
2. Shtojme 600 ml ujë të vakët dhe e trazojmë ngadalë që trahanaja mos të bëhet me kokrra.
3. Presim bukë integrale ose bukë pak të vjetër, në copa të vogla ndërkohë që trahanaja ka përfunduar së zieri, duke u trashur. E heqim nga zjarri.
4. Shtoni copat e bukës, trazojeni dhe mbulojeni me kapak të thith ujin dhe të lidhet.
5. Në një tigan skuqni me 1 lugë të vogël gjalpë – djathë të bardhë.
6. Zieni një vezë.
7. Servireni trahanan në një pjatë duke i hedhur sipër djathin e bardhë, të verdhën e vezës të thërrmuar dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri.
8. Shoqërojeni recetën me lëng të shtrydhur perimesh/frutash.
P.sh. lëng molle, lëng karrote, lëng qershie etj.
A jeni në kërkim të një menuje të personalizuar? Për ta bërë ushqyerjen e fëmijës tuaj sa më të shëndetshme dhe me të gjitha vlerat ushqimore që duhet të sigurojë fëmija nëpërmjet ushqimit?
Kontaktoni @receta_baby dhe merrni menun e duhur për një ushqyerje të shëndetshme për fëmijën tuaj.
Tashmë @receta_baby ju ofron këto shërbime:
1. Libra me receta të shëndetshme për çdo grupmoshë.
2. Menu javore të personalizuara duke i dhënë fëmijës të gjitha vlerat ushqimore.
3. Trajnime me metoda bashkëkohore Baby Led Weaning dhe Picky Eating, për një ushqyerje pa stres dhe që do t’i fal fëmijën kënaqësi në ushqim.
Vizitoni për më shumë websiten http://www.recetababy.com