5 SNACKS TE SHENDETSHEM PARA GJUMIT

Ushqimet që ndihmojnë të vegjlit të flenë më mirë gjatë natës.

Gjumi për të vegjlit tanë shpesh është sfidues! Nga nivelet e larta të energjisë para gjumit, dhe konsumi i snacks me sheqer gjatë ditës, zgjimet e natës bëhen të shpeshta dhe fëmija nuk pushon si duhet. Për të vegjlit, ushqimet më të mira për t’i ndihmuar ata të flenë janë ushqimet e pasura me triptofan dhe melatonin. Triptofani është një aminoacid që ndihmon prodhimin e serotoninës, e më pas ndihmon në promovimin e relaksimit. Dhe melatonina është hormoni që ndihmon trupin për të arritur gjendjen e gjumit. Më poshtë do rendisim, ushqimet më të mira të mbrëmjes që funksionojnë si një ndihmë për gjumin për t’i dhënë niveleve të melatoninës së vogëlushit tuaj një nxitje dhe arsyet pse.

Bananet


● Bananet 🍌- janë të pasura me melatonin, ky frut përmban gjithashtu triptofan, i cili konsiderohet si pararendësi i serotoninës dhe melatoninës – të dyja nxisin gjumin. Bananet kanë një efekt alkalizues që ndihmon në relaksin para gjumit, duke përmirësuar cilësinë e tij.

Produktet me qumesht


● Kos & bulmet – këto produkte përmbajnë triptofan, që ndihmon trupin të prodhojë serotoninen. Ndërsa kalciumi, ndihmon trupin të përpunojë triptofanin dhe hormonin e gjumit melatonin! I jepni fëmijve një gotë qumësht, qumësht gjiri ose kos natyral me banane 1 orë para gjumit dhe do të ketë një efekt qetësues dhe fëmija do të flejë më lehtë.
● Tërshërë në darkë për gjumë më të mirë.Tërshëra nuk duhet të jetë vetëm për mëngjes! Është një zgjedhje e shkëlqyer edhe në darke për të vegjlit sepse përmban karbohidrate komplekse dhe proteina, dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Karbohidratet ndihmojnë në nxitjen e prodhimit të serotoninës, e cila nga ana tjetër rrit sekretimin e melatoninës – kjo do të thotë që tërshëra është një opsion i shkëlqyer. Tërshëra gjithashtu e mban fëmijën tuaj të ngopur më gjatë, gjë që mundëson gjumë më cilësor. Ju gjithashtu mund të përgatisni snack (biskota) me granola ose tërshërë.

Qershite


● Qershitë – Dëshironi një gjumë më të mirë, provoni të hani qershi!
Një tjetër snack i shkëlqyer që ndihmon në përmirësimin e gjumit. Ato janë të pasura me melatonin dhe janë të mbushura me antioksidantë që cojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës që nxit ndjenjën e lumturisë dhe gjum të qetë.


● Kiwi për një gjumë më të mirë?
Nëse vogëlushit tuaj i pëlqen kiwi, provoni t’ia jepni para gjumit. Kiwit është i pasur me
kalium, i cili është një relaksues natyral i muskujve.
Kivi është gjithashtu i pasur në vitaminë C dhe E – këto vitamina punojnë së bashku për të nxitur relaksimin e muskujve të trupit.
Kiwi është vërtetuar se ndihmon fëmijët të flenë më shpejt.

Lini një Përgjigje