Rizoto me Bizele & Peshk

Mosha 8M+ (Peshku mund edhe te kalohet ne blender dhe perziet me rizoton)

Mosha 10M+ (peshku mund ti jepet ne copeza te vogla)

Koha e pergatitjes 35 minuta

Perberesit

  • 1 kup oriz per rizoto
  • Fileto salmoni ose merluci
  • 1 luge gjalp
  • 1 filxhan caj bizele
  • 1 kokerr qepe
  • djath kackavall i grire siper

Pergatitja

  1. Me gjalp kaverdisim qepen, me pas bizelet, pasi ato zbuten, shtojme kupen me orizin e rizotos dhe shtojme dhe shtojme avash avash 2 kupa uji te vaket.
  2. I leme te ziejne sebashku duke i vendosur kapak dhe ulur temperaturen e zjarrit. Provoni orizin derisa te zbutet mjaftueshem.
  3. Fileto e Salmonit apo merlucit kaverdiset per 8-10 min ne tigan (4-5 minuta secila faqe) dhe vendoset ne copa te vogla ose bashkeshoqeruar pjates se rizotos.
  4. Servierni me pak djath kackavall siper.

By @recetababy

Lini një Përgjigje