Chipsa me Perime

Gatuaji chipsat apo patatinat ndryshe te femijve ne shtepi vet. Jane te thjeshta per ti pergatitur dhe te shijshme. Nese i keni perimet e freketa dhe perdorni vaj bimor ose vaj ulliri dhe erreza sipas dëshirës ju duhet nje hapësirë e mjaftueshme per ti pergatitur dhe duke i shperndare duke mos zënë njëra mbi tjetrën, Jeni duke bere nje super pune te shendetshme per femijen tuaj!

Per 2 racione

Prej moshës 8 -12M+

Koha 40-60 min ne temp 120-150 grade C.

PERBERESIT

  • 1 patate e madhe
  • 1 karrote
  • 1 pastinak
  • 1 panxhar i kuq mesatar
  • 5 ml vaj bimor Për ti spërkatur
  • errëza sipas dëshirës

PERGATITJA

  1. Lani mire perimet, i thani mire dhe i qerroni.
  2. I prisni perimet te feta te holla, perdorni mundesisht prerese djathi pice qe ti beni sa me te holla fetat. I thani mire sepse uji dhe vaji nuk shkojne mire sebashku.
  3. Ndizni soben ne temp 120 grade C si fillim dhe vendosni perimet e prera holle të shtruara në tavë duke i spërkatur me vaj dhe errëzat.
  4. Rrisni temp ne 150 grade për ti bërë sa më krokante. I nxirrni dhe i lini te ftohen në temp ambjenti.
  5. I ruani në qese leter ose në letër të posacme që të mos marrin lageshti e ambientit dhe të zbuten.

Zgjidhni Përherë format më të shëndetshme për të mirën e shëndetit të fëmijve tuaj.

Keshille: Mos perdorni kripe, ofrojani femijes ne shijen e tyre originale, pas 12 muajve mund ti hidhni nje maj luge kripe Himalaya.

Lini një Përgjigje