Burani per Femijet ne Tave

Mosha 10-12M+
Per 4 racione

Perberesit

  • 150 gr mish vici tule
  • 200 gr spinaq
  • 1 filxhan caj oriz (1dl oriz)
  • 2 qepe te njoma
  • 1 domate e plote e thate
  • 1 domate e plote e grire
  • 2 ose 4 veze ne varesi te preferencave
  • Nenexhik sipas deshires
  • Kripe Himalaya (majen e gishtave)

Pergatitja

  1. E presim mishin ne copeza te vogla. E kaverdisim me pak vaj, i shtojme 1 gote uje te ziej duke e mbuluar me kapak.
  2. Shtoni domatet e thara te prera ne copa te vogla, i zien sebashku me mishin. Shtoni dhe 1 gote uje.
  3. Shtoni orizin dhe dy gota uje te tjera. Merrni te ziej orizi gjysem. Shtoni spinaqin dhe qepet e njoma.
  4. Ndizni furren ne 180 grade te ngrohet paraprakisht.
  5. Hidhni pak kripe Himalaya dhe nenexhik sipas deshires. Futeni ne furre per 15 min.
  6. Vezet ja hidhni siper pasi ka perfunduar pjekja dhe te keni dikur soben. Lereni taven brenda ne soben e ngrohte qe vezet te behen ne nxehtesine e furres.

*Kripa do te sygjerohej te mos perdorej nese keni mundesi shmangeni, Por nese do perdorni pak kripe te pakten perdorni kripen Himalaya

Lini një Përgjigje