Pershendetje nena!
E deshironim shume nje femije, mendonim se kishte ardhur koha e duhur per ta pasur ne krahe. Nuk na mundoi shume, mesa duket dhe Zoti ishte ne nje mendje me ne. Nje jave pas dasme marrim vesh se isha shtatzane. Oh Zot, s’kishte lumturi me te madhe, nuk i besonim syve kur pame testin.
Filluam te enderronim se si do te ishte, si do i kishte syte, floket. Ne donim shume qe te ishte djale, jo per mentalitet, thjeshte ashtu e deshironim te dy. E donim aq shume nje djale sa s’na kalonte fare ne mendje per vajze. I gjetem emrin, filluam ti blinim veshjet e para. Nderkohe akoma doktoresha s’na e kishte then qe ishte djal. Thjesht imagjinata jone vazhdonte ne kete deshire. 🙈
Kur isha 6 muajshe vete per te bere ekon morfologjike dhe zbulojme se ne te vertete prisnim nje vajze, nje vajze camarroke qe nuk rrinte asnje sekond pa levizur. U gezuam dhe u habitem ne te njejten kohe. Por c’rendesi kishte se cfare ishte. Filluam prap te mendonim nje emer per vajze, te blinim fustanet e vogla, te bukura per te.
Ne momentin qe erdhi ne jete dhe e pame ate krijes te brishte dhe engjellore zemra sa s’na doli nga vendi. Ishte dashuri me shikim te pare. Ishte krijesa me e bukur. Kuptuam vertet se pak rendsi ka gjinia, femija eshte jeta jone, dashuria e shpirtit tone, oksigjeni jone.
Kemi nje vit qe i gezohemi pa fund mistreces tone te vogel.
Me kete histori doja tju jepja nje mesazh te gjitha nenave: “Ju lutem mos abortoni, sidomos kur keni deshire per nje vajze apo anasjelltas, djale. Femijet jane mrekullia e Zotit dhe privilegj per ne nenat dhe dashuri e pafundme si vajze apo si djale qofshin”.
