10 Lendet Ushqyese qe i Duhen cdo Femije

  1. Kalciumi: Per te ndertuar skeletin dhe kocka te forta dhe dhembe te forte gjithashtu. Ndihmon funksionimin e shëndetshëm të nervave dhe muskujve, ndihmon mpiksjen e gjakut dhe ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji.
  2. Acidet kryesore yndyrore (EFAs): Ndihmojne ne ndertimin e qelizave, rregullimin e sistemit nervor, forcimin e sistemit kardiovaskular, ndertimin e imunitetit dhe ndihmojne qe trupi te thithe lendet ushqyese. Te nevojshme per funksionimin dhe zhvillimin e shendetshem te trurit.
  3. Hekuri: I rendesishem per hemoglobinen qe mbart oksigjenin ne gjak, i rendesishem per finksionimkn e muskujve. Mungesa e hekurit mund te coj ne anemi, e cila mund te shfaqet ne keputje te trupit, lodhje, dobesi dhe nervozizem.
  4. Magnezi: Ky element i mban te forta kockat dhe ritmin e zemres te qendrueshem, mbeshtet sistemin imunitar dhe ndihmon ne mirembajtjen e funksionit te muskujve dhe nervave ne trup.
  5. Kaliumi: Punon me natriumin per te kontrolluar ekuilibrin e ujit te trupit, i cili ndihmon ne ruajtjen e presionit te gjakut. Ndihmon me funksionimin e muskujve dhe ritmin e zemres dhe ne vitet e mevonshme, mund te zvogeloje rrezikun e gureve ne veshka dhe osteoporozen.
  6. Vitamina A: Kjo vitamine luan nje rol te rendesishem ne shikimin dhe rritjen e kockave; ndihmon ne mbrojtjen e trupit nga infeksionet; mbron shendetin dhe rritjen e qelizave dhe indeve ne trup, perfshire flokët, thonjte dhe lekuren.
  7. Vitamina C: Ndihmon ne formimin dhe riparimin e qelizave te kuqe te gjakut, eshtrave dhe indeve; ndihmon ne mbajtjen e mishrave te dhembeve te femijes tuaj te shendetshem dhe forcon enet e gjakut, duke minimizuar mavijosjen, forcon sistemin imunitar dhe mbron nga infeksionet. Gjithashtu ndihmon trupin të thithe hekurin nga ushqime te pasura me hekur.
  8. Vitamina D: Ndihmon trupin te perthithe minerale si kalciumi dhe nderton dhembe dhe kocka te forta. Gjithashtu funksionon si nje hormon me role te rendesishem ne sistemin imunitar, prodhimin e insulines dhe rregullimin e rritjes se qelizave.
  9. Vitamina E: Kufizon prodhimin e radikaleve te lira, te cilat mund te demtojne qelizat. E rendesishme per imunitetin, riparimin e ADN-se dhe proceseve të tjera metabolike.
  10. Zinku: I domosdoshem per enzimat qe ndodhen ne trup qe ti ndihmojne per tretjen dhe metabolizmin ne teresi, pra eshte thelbesore per rritjen.

Lini një Përgjigje