Kjo eshte nje recetë me te cilen jemi rritur te gjithe. Do te ishte nje vazhdim tradite e bukur qe cdo nene e re te di si pergatitet sultiashi aq i dashur per ne.
Mosha 12M+ (ne rastin me sheqer, kryesisht sheqer kaf do ishte me i shendetshem)
Mosha 8M+ (pa sheqer por i zier me 1 kokerr dardhe, molle apo kajsi ne te per ti dhene embelsine)

Sultiashi pergatitet ne kete menyre:
- Gjysem gote oriz, e ziejmë me gjysem liter qumesht kutie (sasia per disa persona) ose qumesht formule per bebat.
- Gjate zierjes i shtojme 1 luge sheqer ekologjik ose sheqer ngjyre kafe dhe 1 luge niseshte.
- Nese e ke nen moshen 1 vjecare mjafton ti hedhesh nje frut te qerruar, ose dardhe, ose molle, ose kajsi.
- I le te ziejnë sebashku derisa te zbutet orizi dhe trashet lëngu.
- Per embelsi mund ti shtoni shurup te përgatitur nga mjedra.
Ju befte mire!