Home » Panecakes

Panecakes

Panecakes per mengjes 🥞

Mosha 10M+

Përbërësit

  • 3 te verdha veze 🥚🥚🥚
  • 2dl miell ose 200gram (perdoret edhe miell integral)
  • 1 banane e pjekur (nese do i besh me shije banane) 🍌
  • 1 lugë çaj plote pluhur pjekes
  • 1-2 luge te vogla mjalt (per femijet mbi 1 vjeç) ose 1 luge te madhe sheqer bimor
  • 2dl qumesht 200ml (ose cocosmilk)
  • “2 kokrra” kripe Himalaya (shume shume pak)

Disa shije te tjera mund ti beni:

  • 3 kokrra luleshtrydhe 🍓 🍓🍓
  • 1 kokerr panxhar i kuq nese do i beni me panxhar
  • 1 kupe me spinaq nese do i beni me spinaq
  • 1 dardhe nese do i beni me puren e dardhes 🍐

Përgatitja e recetës

  • Perzieji te gjithe përbërësit sebashku dje lere perzierjen 10 min te pushoj.
  • Ndajeni perzierjen ne dy ene per te bere ngjyrat e ndryshme.
  • Per ti bere me shije luleshtrydhe, i beni pure luleshtrydhet bashke me bananen dhe shtojani mases se brumit
  • Per te bere ngjyren e kuqe: ziej dhe bej pure nje kokerr panxharte kuq (rrepa e kuqe) dhe shtojani gjysmes se perzierjes te ndare ne njërën nga enët.
  • Per te bere ngjyren jeshile: ne mikser beni pure spinaqin dhe me pas shtojani gjysmën tjeter te perzierjes.
  • Per te bere me shijen e dardhes, duhet ta keni zier dardhen me pare dhe bere pure dhe tja shtoni perzierjes perpara skuqjes ne tigan.
  • I skuqni me 1 luge gjalp (sa te lyeni pak vajin. Tigan duhet te jete i nxehtë qe pannecakes mos te ngjiten.

Kujdes! Këshillohet te behet kujdes me femijet te cilët reagojne nga veza. Mund te shoqerohen me pure frutash, pure avokado, krem djathi apo djath bebesh.

Ju befte mire 🥞!

Lini një Përgjigje