Mosha 10-12M+
Përbërës:
- 1 filxhan Bizele
- 1/2 Karrota
- 1 Patate
- 1 Patellxhan te vogel
- 1 copë mish viçi
- 1/2 Spec i kuq
- 1/2 Qepe
- 1 kokerr domate qershi
- Vaj ulliri


Përgatitja:
- Pastrojme, lajme dhe qerojme perimet dhe i presim ne copa të vogla.
- Ne nje tigan kaverdisim me 1 luge vaj ulliri qepen me mishin. Pastaj i veme te ziejne sebashku per 1 ore
- Perimet i ziejme ne nje ene tjeter me avull sipas kohes se seciles. Ne fillim karroten, pas 5 minutash hedhim specin e kuq me bizelet, pas 5 minutave hedhim pataten dhe ne fund pas 5 minutash hedhim dhe patellxhanin dhe domaten. I leme te ziejne te gjitha sebashku e 5 minuta te tjera.
- Te gjitha perimet i hedhim ne nje mikser. Shtojme edhe mishin dhe qepen pasi kane zier dhe i punoj me me mikser jo shume imet. Por te ndihen kokrriza te perimeve ne te.
- Nese nuk e deshironi shume te trashe, shtoni nga lëngu i mishit per ta bere me te holle dhe 2 pika limon per te kapur me teper hekurinqe ndodhet te ushqimi.