Mosha: 7M+
Përbërësit e recetes:
- 80g mish pule (pa kocka e lekure)
- 60g couscous
- 1/2 Spec i kuq
- 1 Karrotë e vogel
- 40g bishtaja/barbunja ose bizele
- 1 luge e madhe vaj ulliri
- 100ml uje
Përgatitja e recetes:
- Ngroni furren ne 200° në pjekje larte e poshte , ose 180° në opsionin me fryrje ajri.
- Vendosni ne nje tave mishin e pules dhe specin e kuqte piqen me pak vaj ulliri.
- Piqi 15-20minuta derisa speci te jete zbutur pak dhe mishi i pules te jete pjekur gjysem.
- Nderkohe karroten e prijeni ne copa të vogla dhe sebashku me bishtajat (ose bizelet) vendosini te ziejne ne nje tenxhere me 100 ml uje pa kripe.
- Ne nje ene qelqi apo tenxhere tjeter, hidhni masën e couscousit dhe pasi te kete zier karrota me bishtajat (bizelet) sebashke dhe me ujin e saj hidheni ne enen ku keni vendosur couscousin. Lereni te pushoj 5 minuta.
- Mishin e pules dhe specin coptojini dhe shtojani couscousin duke e trazuar me nje pirun edhe per ta ruajtur te shkrifet.

Ju befte mire!