Sfidat e te Ushqyerit te Femijet

Roli i prindrit ne ushqyerjen e fëmijës eshte shume i rëndësishëm dhe ndikon shume ne krijimin e nje regjimi te rregullt te ai. Jane prindrit ata qe pergatisin ushqimin dhe qe kane pergjegjesi per vaktet e tyre.

Se çfarë dhe sasa shume femija ha, apo oraret kur femija dyhet te ha, jane prindrit qe e vendosin duke u bazuar ne keshilla nga pediater, apo nga eksperienca te tjera qe u japin informimin e mjaftueshëm.

Por cdo prind duhet te kete pasasysh disa pika strategjike si me poshte:

  • Kufizim – 《do pish vetem nje gote leng
  • Kontroll – 《Mbaroje ushqimin tend te gjithin》
  • Inkurajim – 《ti mundesh edhe nje luge me teper》
  • Ushqime te tjera si shperblimi – 《Nese do hash perimet e tuate pjates, do kesh embelsiren》
  • Ushqime per ti ngushelluar – 《 Bobo, u brave? Eja te te jap nje biskote》

Keto jane disa menyra strategjike per ta disiplinuar dhe krijuar fëmijës zakonin e te ngrenit. Por praktikisht ka shume sfida me te cilat prindrit perballen me femijen e tyre. Nuk eshte dhe kaq e lehte. Fëmijët per te përfituar ushqimin qe duan me shume gjejne menyren per ti shpetuar vaktit qe u pergatitet si perimet, gjellet e ndryshme apo suprave.

Shume prinder perdorin menyra e truke te ndryshme vetem qe femija e tyre tu hap gojen qe te haj. Ne themi “hape gojen se erdhi aeroplani”, apo “hape gojen, te parkojme makinen te garazhi” etj. Por ky eshte nje ves qe duhet patur kujdes, sigurisht qe ndihmone, por kujdesi duhet treguar qe mos ti prishim fëmijës aftesine qe ai ka vet per te bere gjerat me vullnetin e tij.

Disa keshilla per prindrit:

  • Berja e nje vakti sebashku rreth tavolines te te gjithe familjes. Kujto qe ushqimi eshte me shume se ushqyerja, ka te bej me 《te ndarit nje kohe speciale e gjithe familja sebashku》
  • Lere femijen te vendos vet sesa shume deshiron te haj. Psh mund ti japesh mundesi te ndryshme zgjedhjesh, por ai duhet te zgjedh midis tyre.
  • Nese femija eshte i veshtire ne te ngrene, duhet te gjeni nje arsye per tja shpjeguar qe trupi i tij po jep mesazh qe ai eshte i uritur e duhet te haj per ta ndihmuar kete gje.
  • Perpiquni ti mësoni femijet qe te hane me avash, sepse kjo e ndihmon trurin te regjistroj shijen e ushqimit dhe te jap me vonese ndjesine e ngopjes. (Shpesh femijet me dy luge, thone qe u ngopen, ndersate bebet, ata reagojne duke mos hapur gojen pas 2 lugeve te para)
  • Perpiquni te shmangni ushqimet qe jepen si bonus (biskotat, embelsire, lengje, akullore etj)
  • Perpiquni te mos e pergezoni per cdo luge qe ha, sepse kjo behet e tepert dhe e humbet rendesisne e vertete momentit kur u duhet thene.
  • Inkurajojini femijet qe gjithmone ta provojne shijen e nje ushqimi te caktuar perpara se te refuzojne te hane (tendenca e fëmijës eshte te mos e pelqej ushqimin qe ne sy, pa E provuar me pare)
  • Mos i lejoni te largohen nga tavolina nese te gjithe nuk kane mbaruar se ngreni. Duhet te mesoj te respektoj edhe te tjeret.
  • Te falenderoj per ushqimin.

*Sa me heret tu aplikohen fëmijve keto keshilla aq me shume do respektojne dhe hane ushqimin qe ju ofrohet po dhe aq te disiplinuar perpara tavolines do te sillen.

** Rregullat vlejne kur fëmija ka fituar aftesine te qendroj ulur ne kariken e vet, prej 6-8 muajsh dhe sigurisht per 1, 2, 3, 4 vjeçaret e ne vazhdim.

Burimi: Instituti i Shendetin te Fëmijve ne Norvegji (FHI)

Lini një Përgjigje