Mosha 10M+
Ja si mund te pergatitet supë me peshk per femijet
Per receten eshte e nevojshme:
- 1 karrote
- 1 Patate
- 1/2 selino
- 2-3 luge drithra bebesh
- Peshk (cdo lloj peshku per femije)
- 1 lugë te vogel vaj ulliri
Përgatitja e recetes:
- Zieni peshkun ne nje ene me 1 liter uje. Kullojeni lengun pas zierjes ne nje ene tjeter per ta përdorur per te zier perimet me pas
- Zieni perimet ne lengun e peshkut. Kullojeni lengun perseri ne nje ene per ta ruajtur.
- Ne mikser kaloni peshkun dhe perimet e ziera.
- Perzierjes i shtoni pak e pak nga lengu i ruajtur nga zierja. Shtoni dhe drithrat duke i perzier me kujdes. Duke përfituar keshtu supën e ushqyeshme te peshkut. Nese e deshironi te holle supen rregullojenime lengun e ruajtur.
- Ne fund i hidhni vajin e ullirit dhe sherbejani fëmijës tuaj.
