Nuk ka një moshe te percaktuar se kur duhet te filloni ti lexoni femijes. Nga mosha 0 vjeç e ne vazhdim ka libra per femije pafund. Ti lexoni femijesh ndihmon zhvillimin intelektual te fëmijës por ndihmone dhe prindrit te qetesohem dhe te kalojne pak kohë me femijen e tyre.

Keto gjera i mesoni femijes nese i lexoni me ze të larte.
Ju nuk kenaqni vetem femijen nese i lexoni, por njekohesisht ju mesoni shume gjera kur ju lexoni per femijen tuaj. Kjo gje ju ben:
Te largoni stresin Perditeshmeria me familjen dhe punen eshte shume e ngarkuar gjithmone. Pavaresisht se eshte shume e veshtire ti vesh prioritet, kohes se aktiviteteve me femijen kur ke nje axhende ditore shume te ngjeshur, ndaj eshte shume e rendesishme, per ju dhe femijen, te krijoni nje mundesi per ti lexuar atij libra me ze te larte. Leximi do tju ndihmoje qe ju te uleni te qetesoheni, ta merrni shtruar dhe te lidheni me shume me njeri-tjetrin. Sa here u lexon femijeve, prinderit perdorin nje ze te bute e te qete prej tregimtari. Madje ndonjehere prindrit e bejne zerin te perkedhelur ne kete menyre, nje gje qe u pelqen shume femijeve. Nese vendosni edhe pak mizike te lehte qetesuese ne sfond, ndihet efekti edhe me i mire i qetesimit te te dy paleve.

Te argetoheni Kur tregon nje histori do te te duhet te besh shume mimika te çuditshme, po ashtu edhe ta ndryshosh zerin duke bere lloje te ndryshme personazhesh. Te ndihmosh situata dramatike per te terhequr vemendjen e fëmijës, e ndonjehere te beheni bashke me femijen bashkepunues per te supozuar se cfare ka per te ndodhur me historine me tej. Kjo behet argetuese, e shpesh prindrit qeshin me veten e tyre. Si trofe e kesaj ju keni fituar dy gjera, e keni bere femijen te qeshi dhe i keni zhvilluar famtazine.

Te kuptoni ndjesite e femijes dhe cfare ata mendojne Se cfare mendon, enderron apo ka frik femija ju do ti kuptoni vetem duke e pare ne zgjedhjet e librave qe femija ben. Ose pikërisht ate liber, do te ishte një pyetje qe do te ndiq te femijen tu tregonte. Eshte e rendesishme ti degjojme femijet, cfare ata shprehin dhe mendojne. Duke kuptuar reagimet e fëmijës ti njihesh me ndjesite qe ka femija juaj. Shpesh femijet identifikohen me personazhe heronjsh apo princeshash per te treguar ndjeshmerite e tyre e ndjenjat e tyre. Nje ane tjeter teksa lexon me femijen eshte edhe shpjegimi i shume temave te veshtira oer prindrit tua shpjegojne femijve si psh dashuria, humbja, mos prania e nje prindi, krijimi i vet fëmijës etj
