Kjo është ndër recetat më të thjeshta për fëmijët prej 6 muajve, por që përmban dy përbërës kryesor që nënat tona i kanë përdorur shumë për të ushqyer të vegjlit e tyre.

Për mua e familjen time kjo është du på e preferuar sepse unë e quaj supa e fëmijërisë sime.
Përbërësit që mund të përdorni:
- Ose krahë pule ose kofsha pule ose 1 pulë të tërë
- Oriz i fortë për supë
- Vaj ulliri
- Të verdhën e vezës të rahur
- Disa pika limon
- Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja për 1 pulë të plotë
- Pulën apo pjesët e pulës që do të përdorni i lani me ujë të bollshëm
- Vendosninjë enë me ujë të ziej, ku në të të hidhni pulën të marr një janë
- Mund tja ndëroni ujin e parë nëse pula është shumë e yndyrshme
- Nje gotë plotë oriz hidhe të ziej në enë bashkë me pulën për gati 1 orë
- Në 5 minutat, përpara se ta hiqni supën nga soba, rihni të verdhën e vezës dhe hidhjani (per cdo moshe tjeter veza hidhet e plote) . Lereni dhe 5 min që të lidhet supa.
- Hidhni majdanozin
- Kur tja jepni fëmijës, përzijani me 1 lugë çaji vaj ulliri dhe me pikat e limonit
I bëftë mirë! Paska dalë fantastike apo jo? 😉
Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY
Pingback: Menu 7M+ Java e dyte – Receta BABY