5. Historia ime e shtatëzanisë…

Unë kam vujtur, në fillim me dhimbje koke të tmerrshme ndërkohë kisha vetëm 5 muaj që isha fejuar, por shtatzania që ndodhi ishte me dëshiren tonë.

Ishte data 21 maj dhe si çdo muaj provoja një test, atë ditë sikur kisha një ndjesi të veçantë që brenda meje po rritej një bebush. Shkova dhe mora dy teste, bëra të parin, ishte mbasdite kur e bëra dhe vendosa të mos e shikoja, mbylla sytë në momentin që e mora në dorë dhe po e prisja për pak çaste me sytë e mbyllur, kur i hap, kur i hap sytë, çtë shihja, në duart e mia pash gjithë botën, po mbaja në duar gjithë botën, me vrap futem në dhomën e gjumit ku po flinte bashkëshorti dhe e zgjoj menjëherë nga gjumi. I them se do bëhemi me bebe, aty qajmë dhe qeshim të dy plotë gëzim.

Çdo ditë tonën tanimë ja dedikonim bebushit tonë, kujdeseshim shumë për të, neë çdo vizitë shkonim bashkë, mezi prisnim të shihnim të voglin tonë në eko.

Në këto kushte vendosëm që dashurinë tonë ta finalizonim duke bërë dhe dasmën. Ishim shumë të lumtur pasi në dasmën tonë do të ishte dhe bebushi ynë që po rritej në bark. I blemë shumë gjëra që të ishte pjesë e fotove tona të dasmës. Isha katër muaj e gjysëm shtatëzane kur do bëhej dasma. Kuptohet që dasma për të gjithë është një ditë gëzimi, por nuk ishte kështu për mua, unë rrija nga momenti në moment me frikë, pasi më kishin kapur dhimbjet e mezit përgjatë gjithë kohës së dasmës.

Çdo gjë ishte shumë e bukur deri ditën që do bëhesha nuse. Ndaj shkoj përpara kësaj dite të bëj një eko që të shikoja bebin në ishte mirë. Të nesërmen, ditën e dasmës ndjej pra dhimbje në fund të shpinës dhe u tremba shumë. Mbarojë dasma ashtu si mbaroi dhe vendosim të shkojmë sërish të bëj eko dhe aty më thonë që bebi im kishte rënë shumë poshtë. Na ra qielli mbi kokë, me duhej vetëm regjim shtrati dhe mjekim deri në ditët që do behesha për të lindur. Por ditet sa vinin bëheshin më të vështira për mua me rritjen e bebit në bark.

Pas dy ditë me hemoragji ishte si një tragjedi përjetimi im, ora ishte 11 e natës dhe unë vetëm qaja dhe dridhesha e tëra nga frika se mos po e humbisja bebin tim. Çohem në këmbë, eci pak e bie në gjunjë tek dera. Nga frika marrim direkt doktorin ne telefon. Doktori duke më thënë të qetësohesha se ishte diçka normale për shkak të efektit të mjekimit.

E kaloj atë natë, e mezi prisja të gdhihej që të shkoja të bëja analiza e eko përsëri. Ajo që më duhej ishte vetëm regjim absolut duke i mbajtur madje këmbët lartë me jastek. Kjo gjëndje po më vazhdonte çdo ditë. Deri kur pata shumē hemoregji që këto ishin ditët më tmerrshme për mua, u nisja me urgjencë të më bënin një qetësues. Kisha shumë frikë, isha vetëm katër muajshe e gjysëm për të bërë lindje të parakohshme. Vetem qaja e kisha shumë stres. Për më tepër sa isha martuar dhe njerzit më shihnin me syrin që isha nusja, e prisnin nga unë të çohesha e tu shërbeja. Kjo ishte dhe më e dhimbshmja që çohesha u shërbeja dhe bëhesha akoma edhe më keq. Unë, isha unë që kisha nevojë për shërbim e për ushqim nga të tjerë. Por jo, kjo ishte e pamundur se isha unë nusja që duhej të bëja rolin e nuses në shtëpi si që moti. Unë duhej të haja mirë se kisha 12 kokrra për të pirë në ditë që të shpëtoja fëmijën tim. Ato 12 kokrra i pija vetëm me bukë e cokokrem pasi askush sma dinte e sma qante hallin.

Ditët po kalonin ja kështu plotë stres dhe dhimbje derisa u shtrova në spital. Aty lusja Zotin të kisha bebin mirë. Nuk doja asgjë përreth madje nuk doja të shihja as fotot e dasmes. Kur e mendoja në atë kohë dasmën, më dukej një kujtim i keq. Por me shumë durim unë arrita kështu të hyja ne muajin e nëntë, kjo më lumturonte por nderkohë isha krejt e pafuqishme. Mezi po prisja momentin kur të shikoja të voglin tim. Ishte një bebe që lëvizte shumë, ai ishte shoku im që i flisja te barku, e ledhatonim, dilnim për të, për i blerë gjera, plotë gëzim ditet kaluan e unë akoma spo lindja, isha ngushtuar aq shumë, e dhimbje kisha çdo ditë, as nuk ulesha e as nuk ngrihesha dot. I kisha tē përnatshme këto.

Në daten 27 në darkë më filluan pak dhimbjet e mesit, kjo ditë iku nën dhimbje të lehta. Më datë 28 në orën 1 të natës vazhduan më shumë, pres tërë natën e iki në mëngjes në martenitet. Thjeshtë doktoresha më sheh me sy, e më thotë nuk janë dhimbje lindje këto, pa bërë vizitë pa gjë. Më thotë prit dhe një javë por nga darka sa vinin dhe dhimbjet po më bëheshin më të forta. Shkoj të shoh bebin përsëri ne darkë, por tek marteniteti ri kësaj here. Doja të degjoja rrahjet e zemrës së bebit tim, por kur doktori më pa që nuk isha mirë më thotë të beja një vizitë, nga kjo mora vesh që isha hapur 3 cm dhe më shtrojë për lindje sepse unë e kisha me rrezik shtatëzaninë. Unë sa herë dilja tek dera shikoja burrin që qante aty bashkë me kunatën time, ata qanin unë nuk dija asgjë çfarë po ndodhte, po vdisja prej dhimbjeve, rrija në martenitet përgjatë gjithë natës. Shifja shumë goca që vinin, lindnin edhe iknin, ato që ishin me mua linden të gjitha, ndësa unë akoma. U bëra merak me të vërtetë çfarë po ndodhte me mua, me futën në oksigjen, e vetmja gjë që mendoja ishte bebja, kisha shumë frikë, mos mi ndodhte gjë. U lutesha të më fusnin me operacion, po jo më thonin se nuk do e përballoja dot dhe në orën 02:30 më datë 29 linda më në fund. Aty pash fytyrën më të bukur në botë.

Nuk u dorzova për asnjë moment dhe pse unë isha shumë keq, me qetësuesa. Ama kur u çova të nesërsen kisha gjithë botën në krahët e mi… Ja dola!

Tani dasmën tonë nuk kam më frikë ta kujtoj siç e mendoja në ato momente shumë të vështira. Përkundrazi, tani e kujtojmë plotë mallë e norstalgji se aty me ne ishte dhe dashuria jonë e vogël që po rritej te barku.

Lini një Përgjigje