Fileto Pule me Perime

Përbërësit:

  • Patate e ëmbel
  • Lulelakër
  • 1/2 Qep
  • Fileto pule
  • Oriz i zier paraprakisht
  • 1 lugë çaji Kerri
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Qumësh kokosi (sipas dëshirës)
  • 1 lugë lëng limoni

Përgatitja:

  • Qërro dhe laj perimet me ujë të bollshëm
  • Priji perimet dhe fileton e pulës në copa të vogla
  • Në një enë me vajin e ullirit hidh qepën dhe kerrin dhe përzieji me njëra tjetrën. Hidh copat e filetos së pulës dhe jepu një kavërdisje.
  • Hidh perimet të gjitha sëbashku dhe mbuloi me ujë. Zieji përreth 10 min derisa perimet të jenë zbutur
  • Nxirr me një lugë të gjitha perimet dhe fileton dhe kaloi në mikser
  • Hidh në mikser orizin që e ke zier paraprakisht në një enë tjetër
  • Holloje me qumesht kokosi ose me lëngun ku ke zier perimet dhe fileton e pulës më parë

Kjo recetë mund të përdoret vetëm dy ditë, duke e ruajtur në frigorifer.

Mosha për 8 dhe 10 muajsh

Lini një Përgjigje