Historia ime është pak e gjatë dhe me shumë vuajtje, por me përfundimin më të bukur në botë për mua.

Që në moshë shumë të vogel 18 vjeçare doja të bëja fëmijë, ndaj për një kohë të gjatë kam tentuar të ngelesha shtatëzan, por nuk ngelesha. Atëherë mendoj të shkoj te gjinekologu, i cili më thotë se nuk mund të bëja femijë dhe se e vetmja mënyrë ishte nëpërmjet fekondimit invitro. Unë e doja shumë një fëmijë fillova menjëherë këtë trajtimi, por gjërat nuk shkuan siç i prisja unë. Nuk arrija të ngelesha shtatëzan dhe nuk mund ta pranoja dot këtë fakt. Unë nuk do mund të kisha dot një fëmijë, pavarësisht që të gjitha lekët i lija në doktora duke e bërë deri në shtatë herë Fekondimin Invitro por të gjitha pa asnjë rezultat. Më në fund u dorzova, thash do biresoj një femijë. Këtë periudhë të vështirë fillova një punë, punoja aq shumë sikur doja të mbushja gjithë ditën në mënyrë që të mos i lija kohë vetes të mendoja shumë për këtë gjë.
Një ditë vi na puna dhe kisha dhimbje barku mora një depon plaç për dhimbje, por nuk po qetësohesha, ndaj vendos të shkoj te doktori, ku në këtë vizitë ai më thotë se isha tre javshe shtatëzanë, por që rrezikoja ta humbisja fëmijën. Mu desh të qëndrova në spital për pak ditë dhe arrita që bebin tim ta shpëtoj. Linda një djalë shumë të bukur e të shëndetshëm.
Një keshillë do tju jepja të gjitha atyre vajzave që dësherojnë të bëhen nëna 《Mos u dorzoni kurrë, nëse e doni kaq shumë një fëmijë, Zoti me siguri do tjua fal atë mrekulli》.