Menu e personalizuar mosha 6M – për nisjen e ushqimit
€ 99.99
Menuja perfshine te gjitha javet e muajit te 6-te sebashku me konsultime per ecurine e femijes.
Përshkrim
Menu e personalizuar 6M+ për nisjen e ushqimit
Fillimi i ushqimit është një etapë e re dhe e rëndësishme, por çdo bebe e përjeton ndryshe. Kjo menu hartohet posaçërisht për bebet që do të nisin ushqimin për herë të parë dhe u përshtatet nevojave, ritmit të zhvillimit dhe rutinës së tyre.
Menuja përgatitet duke marrë parasysh:
- moshën dhe shenjat e gatishmërisë së bebit;
- mënyrën e ushqyerjes me gji ose formulë;
- metodën që dëshiron të ndjekë familja: ushqyerje me lugë, BLW ose metodë e kombinuar;
- teksturat dhe mënyrën e përshtatshme të servirjes;
- alergjitë, ndjeshmëritë ose kufizimet ushqimore të raportuara;
- problematika të veçanta, si refluksi ose konstipacioni;
- rutinën dhe kërkesat specifike të familjes.
Pas porosisë, prindi plotëson një pyetësor të detajuar. Në bazë të përgjigjeve, hartohet një menu e personalizuar për javët e para të ushqyerjes, me kombinime të përshtatshme ushqimore dhe udhëzime praktike për një fillim sa më të qartë, të sigurt dhe pa presion.
Menuja rishikohet me kujdes përpara dorëzimit, në mënyrë që të përputhet me informacionet dhe kërkesat e dhëna nga prindi.
Afati i përgatitjes dhe dorëzimit është deri në 7 ditë pune, duke filluar nga momenti kur prindi ka dërguar pyetësorin e plotësuar dhe të gjitha informacionet e nevojshme.
E rëndësishme: Nisja e ushqimit rekomandohet pasi bebja të ketë arritur moshën e përshtatshme dhe të shfaqë shenjat e gatishmërisë. Në rast alergjish, diagnozash ose problematikash mjekësore, duhet të ndiqen gjithmonë udhëzimet e pediatrit ose specialistit përkatës.
Kontakto: Whatsapp






Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.