Menu e Personalizuar për cdo Grupmoshë

(1 shqyrtim nga klient)

€ 99.99

Menu sipas kerkesave te klientit

Kategori: Etiketa: , , ,

Përshkrim

Menu e personalizuar për fëmijën tuaj

Çdo fëmijë ka ritmin, preferencat dhe nevojat e veta. Prandaj, kjo nuk është një menu standarde e gatshme, por një plan ushqimor i hartuar posaçërisht për fëmijën dhe familjen tuaj.

Menuja përgatitet duke marrë parasysh:

  • moshën dhe fazën e ushqyerjes së fëmijës;
  • ushqimet që konsumon dhe ato që refuzon;
  • alergjitë ose kufizimet ushqimore të raportuara nga prindi;
  • rutinën e përditshme dhe oraret e vakteve;
  • preferencat dhe kërkesat e familjes;
  • nevojën për vakte të larmishme, të balancuara dhe praktike.

Pas porosisë do të plotësoni një pyetësor të detajuar, nëpërmjet të cilit do të njihem me situatën aktuale, zakonet ushqimore dhe kërkesat tuaja. Mbi bazën e këtyre informacioneve, menuja do të hartohet individualisht dhe do të rishikohet me kujdes përpara dorëzimit.

Afati i përgatitjes, rishikimit dhe dorëzimit është deri në 7 ditë pune, duke filluar nga momenti kur janë dërguar të gjitha informacionet e nevojshme nga prindi.

Qëllimi është të merrni një menu të qartë, praktike dhe të përshtatur me përditshmërinë tuaj, e cila ju ndihmon të organizoni më lehtë vaktet dhe t’i ofroni fëmijës më shumë larmi ushqimore.

E rëndësishme: Menuja hartohet bazuar në informacionet e dhëna nga prindi. Në rast alergjish, diagnozash ose problematikash mjekësore, këshillat dhe kufizimet e përcaktuara nga pediatri apo specialisti përkatës duhet të komunikohen paraprakisht.

Kontakto në nr Whatsapp

1 shqyrtim për Menu e Personalizuar për cdo Grupmoshë

  1. Alma –

    Shume e kenaqur dhe mjaft e lumtur qe me ne fund gjeta nje Dietologe si ti. 😊 Me ne fund vajza ime do te haje ne menyre te shendetshme me recetat pa gluten.
    Faleminderit per perkushtimin dhe ne menyren e shpejt e te marin ne konsiderat.
    Ua keshilloj te gjitha nenave per femijet e tyre dhe cdo kujt qe do nje menu te personalizuar.

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *