Mosha : 8-10M+ (8M teksturë e imët, 10M teksturë më kokrrizore)
Koha : 20 minuta
Sasia : 2 racione
PËRBËRËSIT :
3 domate të buta
1 spec i kuq
3 thelpinj hudhër
150 gr djathë të bardhë/gjizë pa kripë
1 vezë
1 lugë vaj luledielli
1 lugë të vogël djathë parmigiano
1/2 lugë çaji rigon
PËRGATITJA :
▪️Lani domatet dhe vendosini në një enë me ujë të nxehtë, pas 10 minutave i hiqni lëkurën dhe i grini në rende.
▪️Specin lajeni dhe qërojeni nga farat. Priteni në copa të vogla dhe filloni ta kavërdisni të parën me vaj në një tigan.
▪️ Qëroni thelpinjt e hudhrave; i lani, i prini tërthorazi në copa dhe hidhjani specave që po skuqen në tigan. Trazojini herë pas here. Shtoni dhe rigonin.
▪️Shtoni domatet e grira në rende pasi specat dhe hudhrat të jenë kavërdisur dhe të kenë lëshuar një aromë të mirë.
▪️Shtoni djathin e bardhë të thërrmuar sa më imet ose gjizën dhe trazojeni mirë që të lidhet me masën e salcës së përgatitur më parë.
▪️Në fund fare i hidhni vezën e rrahur në një enë më parë. Vazhdoni ta trazoni derisa e gjithë fërgesa të jetë lidhur komplet me gjithë përbërësit në të.
▪️ Lëreni të ftohet dhe mund t’ia servirni fëmijës të fruluar në mikser por edhe siç e keni përgatitur, mbi një fetë buke ose si gjellë në një pjatë të vogël.
🔔Mund tua shoqëroni me një domate të freskët të prerë në copa ose me pak kos.
🚼📢💭 Këshillë: Mund ti Shtoni 1 lugë vaj ulliri ose vaj bimor për fëmijë.
SHPERNDAJENI kete recetë dergoja nënave të tjera me fëmijë që të mund ta shijojnë.
#recetababy