Historia – Kush do fitonte vdekja apo jeta?

Deshira me e madhe jona ishte te beheshim prinder … dhe fale zotit lutjet tona u degjuan dhe une mbeta shtatzane. Per cdo cift mendoj qe ska lumturi me te madhe. E kisha nje shtatzani normale qe eci shume mire deri kur arrita ne javen e 35-te.


Kisha radhen e analizave per te bere ne kete jave dhe me doli albumina e larte, shume e larte. Me duhej te shtrohesh ne spital, tensioni ishte i larte, qendrova shtruar derisa te pakten vajta ne javen e 36-te e 2 dite. Ky ishte dhe momenti kur me futen ne operacion e ku u bekuam ne nje vajze.
Deri ketu shume mire, por ka akoma per te treguar, pasi e gjitha qendron pas lindjes.
Ndenja 5 dite pas lindjes ne spital nen kontrollin e mjekeve. Gjate ketyre diteve pesova trompoze ne kembe dhe me e keqja ndodhi qe mpiksja e gjakut me shkoi ne mushkri. Per ate qe se di, nese peson trompoze ne mushkri, shancet per te jetuar jane shume te pakta.


Me transportuan urgjenc me ambulance ne spitalin e tiranes. Me bene te gjitha kontrollet e nevojshme dhe me shtruan ne reanimacion sepse gjendja ishte me rrezik per jeten.
Ndenja 20 dite e shtruar ne terapi intensive dhe gjeja me e keqe nga e gjithe kjo histori ishte se nuk kisha ne duar akoma vajzen time te sapo lindur. Imagjinojeni cfare situate e veshtire ka qene per mua, edhe per te gjithe por vecanerisht besoj per vajzen time, e cila kishte me shume se kurre nevoje per mua, nenen e saj.


Zoti eshte i madh, vetem ai mund te bej mrekulli, vetem ai mund te bej qe mos ta ndaj nenen nga femija. Ai me dha jete per se dyti dhe serisht na bashkoi 🙏 te gjitheve bashke.
Zoti donte qe vajza ime te rritej me nenen e saj dhe Ai e beri. Une tani akoma jam me mjekime, pasi ska kaluar akoma as 1 vit nga lindja e vajzes, po rendesi ka qe jam afer saj. Dua te them qe jam vetem 25 vjece dhe jeta ime ka ndryshuar totalisht. Kam kaluar nje situate te veshire shume qe nuk mund tua pershkruaj dot me fjale.


Une i rash shume shkurte historise sime pavaresisht se vuajtja qe kam kaluar ka qene shume e veshtire. Ka pasur shume lot, pasi doktoret nuk jepnin shprese per te jetuar, ja kishin lene vetem Zotit ne dore. Burri im qe me vinte me puthte ne balle duke qare, por dhe me buzeqeshte per te me dhene kurajo duke me thene qe nuk ke gje, do behesh mire e do ikim te vajza jone sebashku. Ishte nje force shume e madhe per mua.
Po flas per familjaret e tjere. E para mami im. Vetem kur behesh nene vet e kupton me shume dhembsurine e nje nene, gjithashtu babi im, vellai im qe me rrinin gjithe naten e gjithe diten mbas deres se reminacionit duke u lutur per mua me lot ne sy. Shume lot ka pasur e shume merziteje dhe tani qe shkruaj qaj se nuk e kam kaluar akoma, eshte akoma e fresket vajza tani eshte 10 muajshe. Nje moment qe dua ta ndaj ishte kur dola nga spitali qe takova vajzen time, frytin e dashurise sone. Moment qe nuk do ta harroj sa te jem jeten. I mora ere dhe thash:

O ZOT FALEMENDERIT QE ME BASHKOVE ME BIJEN TIME E SME NDAVE PREJ SAJ.


Per mua e rendesishe ishte zoti me la ta shikoja bijen time, ti ndjeja aromen e saj, ti prekja lekuren e njome edhe pse nuk e mbaja dot ne krah per shkak se nuk duhej te mbaja pesha as per ta ushqyer me gji nuk mund ta mbaj dot ne krahet e mi, por po behem e forte per te per jeten.
Une pata fatin e madh qe ato dite te veshtira te ndodhej prane meje njeriu me i shtrenjt ne bote. Nena ime, heroina ime. Ne nenat jemi heroina me plote gojen.
Sic ju thash sot vazhdoj me mjekimet dhe ndiqem ne Tirane, cdo dite mbaj corape trompoze deri lart ne rreze te kofsheve, ne te dyja kembet.
Uroj qe asnje mos ta ket fatin tim. Por pavaresisht cdo veshtiresie qe na vjen ne jete mesazhi im eshte: “Shpreso dhe pranoje jeten si te vjen, fal sa me shume buzeqeshje, dhuroni sa me shume dashuri femijeve tuaj dhe personave qe ju rrethojne sepse mbi gjithcka eshte jeta dhe dashuria per te cilen kemi te gjithe shume nevoje, vecanerisht edhe sot ne kete kohe pandemie”.

Ju pershendes dhe faleminderit qe lexuat historine time. Uroj tju kem frymezuar qe ta doni jeten dhe te luftoni deri ne vdekje edhe pse me dallge shume te medha na duhet te perplasemi ndonjehere.

@recetababy

One Comment

  1. Edhe unë që po e lexova këtë shkrim me bëre të qaja me lot.. shumë emocionuese..

Lini një Përgjigje