Home » Kek me Molle & Bajame

Kek me Molle & Bajame

Mosha 12-14M+

10-12 copa gjithsej

Perberesit

  • 300 gr miell
  • 300 gr melis ose 150 gr sheqer bimor/ekologjik
  • 2 luge caji pluhur pjekes
  • 1 luge caji sheqer vanilje
  • 200 ml qumesht
  • 150 gr gjalp
  • 2 veze
  • 3 kokrra molle 🍎🍎🍎
  • 100 gr bajame

Pergatitja

  1.  Per kete recete ju duhet nje tave rrethore me diameter 24 cm. Ndizeni furren te ngrohet ne 175°C.
  2. Shkrini gjalpin ne nje ene dhe me pak nga gjalpi i shkrire lyeni taven dhe sperkatni pak sheqer ne te.
  3. Perziej miellin, pluhurin pjekrs, sheqer vaniljen me melisin ( sheqer pluhur) ose sheqer te thjeshte ne mungese. Shtoni ne vazhdim dhe gjalpin e shkrire dhe perzieji mire
  4.  Shto 2 vezet dhe qumeshtin. I perzieni perseri mire sebashku dhe masen hidheni ne taven rrethore te lyer me gjalp.
  5.  Qeroni mollet dhe i prisni ne copa te vogla ose ne thela te holla sipas deshires dhe i vendosni siper mases me kujdes te shperndara ne gjitje siperfaqen e mases ne tave. Shtoni siper edhe bajamet e thrrmuara.
  6. Piqeni kekun ne mes te furres perreth 35 minuta. Lereni te ftohet keku ne tave pa e hequr nga tava perpara se ta prisni. Sperkateni siper me sheqer pluhur.

**Keshille: shoqerojeni kekun me akullore dje me krem vanilje sipas deshires.

Lini një Përgjigje