Home » Qofte me Perime & Fileto Pule

Qofte me Perime & Fileto Pule

Mosha 10-12M+

Perberesit:

Sasia per 10 deri 15 copa te vogla qofte ju duhen:

  • 1 fileto pule
  • 100g brokoli
  • 1 kokerr patate mesatare
  • 1 kokerr veze e fresket
  • 100 g miell misri (polent), gruri (ose miell integral)
  • 1 dege Majdanoz
  • 1 dege Menderz (nenexhik)
  • Kripe Himalaya

Pergatitja:

  • Fileton e pules e prisni ne copa te vogla dhe kaverdiseni ne tigan me pak gjalp ose vaj ulliri
  • Pataten e prisni ne copa te vogla dhe zijeni per 10 min. (Perdorni vetem nje ene per zierjen, ku te shtoni 5 min e fundit edhe brokolin)
  • Shtoni brokolin e lare, te pastruar dhe te prere ne bukle (degeza) te vogla zijeni per 5 min
  • Hidhini keta perberes ne nje tas dhe perziejini sebashku mire. (Mund te perdorni edhe mikserin per ta bere sa me te imet)
  • Shto vezen duke e vazhduar perzierjen me dore
  • Ne fund fare hidhni miellin e misrit/ grurit/integral pasi ti keni perzier te gjithe sebashku dhe me erzat ebmajdanozit dhe nenexhikut formoni format e qoftes si ne figure)
  • Perdorni tiganin per ti kaverdisur ose mund ti piqni edhe ne furre ne nje temp 200° per 15 min.

Ju befte mire 👶🏻!

Lini një Përgjigje