Mosha 10M
Per here te pare femijes i provohet trahanaja 10 muajsh.
Nje ushqim shume tradicional por qe permban vlera ushqyese shume te mira per femijet, ndaj sot shume nutricionist vazhdojne ta rekomandojne shume per femijet ne mengjesin e tyre.
Menyra ime e pergatitjes se trahanas eshte e trasheguar nga gjyshja ime e cila e gatuante me aq shume dashuri per ne. Sot une vazhdoj ta ruaj kete menyre edhe per djalin tim.
Ajo qe eshte e vecanta sot eshte pergatitja e trahanas ne shtepi vet nga duart tona.
Pergatitja e trahanas ne shtepi: Pergatitja e brumit kërkon shume pak perberes:
- Miell
- Qumesht
- Pakezzz kripe
Nevojitet shoshe e cila eshte nje pajisje qe i ngjan nje tepsie me vrima me diameter 5 mm.
▪Brumi pergatitet duke i perzier te gjithe perberesit sebashku.
▪Ne rastin e brumit te trahanas ai nuk ka nevoje te punohet gjate pasi kerkohet nje brum pak i thate jo i ngjeshur gjate, si brumi i zakonshem qe pergatisim per kulac apo byrek.
▪Ne vend te ujit hedhim qumeshtin ne rastin e brumit te trahanit.
▪Pas pergatitjes dhe kalimit te tij ne shishe, therrmijat e perfituara lihen ne tepsi per tu thare ne hije per 10 dite.

Pergatitja e recetes:
Per 4 persona
- Ne nje tenxhere hedhim 3 luge plote nga trahanaja tashme gati per tu perdorur.
- E skuqim sa te marr nje ngjyre te arte me 1 luge gjalp
- I hedhim 4 gota uje dhe e perziejme ne menyre te vazhdueshme.
- Kur trashet lengu edhe kokrra e trahanas eshte zbutur e heqim nga zjarri.
- Disa feta buke (sasia sipas preferences) i i thermojme edhe i hedhim ne tenxheren e trahanas dhe i veme nje kapak te zbuten me nxehtesine e saj.
Pergatitja e harxhit siper:
- 100g djath te bardhe e thermojme dhe e skuqim me nje luge te vogel gjalp.
- E servirim trahnan ne pjata edhe harxhin e shperndajme ne siperfaqe
- Sipas deshires mund ti hidhni e nga 1 luge vaj ulliri per cdo pjate.
Ju befte mire!