Home » Biskota te pergatitura ne shtepi – per femije

Biskota te pergatitura ne shtepi – per femije

Mosha 10M

Pergatitja: 10 minuta brumi
Pjekja: 12-14 minuta te vendosura ne mesin e furres ne temperaturen 180C
Sasia: rreth 30 cope

Perberesit

  • 250 g gjalp
  • 200 g sheqer ekologjik (ose kafe)
  • 200 g miell i thjeshte
  • 200 g Miell patateje
  • 1 luge caj sheqer vanilje
  • 2 lugecaj pluhur pjekes
  • 1 veze

Pergatitja

  • Sheqerin e perziejme me gjalpin e shkrire. I perziejme mire me dore derisa sheqeri te jete shkrire.
  • Shtojme vezen dhe perberesit e tjere.
  • E leme te pushoj 1 ore ne frigorifer te mbeshtjelle me flete plastike kuzhine.
  • Formoni duke e rrotulluar formen e nje salcice me diameter 3cm dhe e prisni ne feta 1cm te trasha. I vendosni ne nje tave me leter kuzhine dhe persiper shtypi lehte me nje pirun. Pirunin ngjyejene miell perpara se te shtypesh biskotat siper.
  • Pjekja 12-14 minuta duke e vendosur taven ne meste furres me 180C.

Kujdes* per keto Biskota mos prisni se Do marrin ngjyre kafe ne siperfaqe. Ato do qendrojne ne ngjyren e tyre natyrale si ne foto me poshte. Vendosini ne nje kuti me kapak te mos marrin ajer per ti ruajtur sa me gjate dhe mundesisht ne frigorifer me temperature te fresket.

Lini një Përgjigje