Kuinoa eshte nje ushqim me vlera te fuqishme ushqyese. Do ta zevendesonte orizin me se miri nga proteinat dhe aminoacidet qe përmban. Mund tja jepni fëmijës me cdo kombinim me avokado, banane ose mango.
Përbërësit e recetes
- 1/4 kupe (60g) quinoa e shplare me uje
- 1/2 kupe (125ml) uje
- 1 lugë çaj me vaj ulliri
- 1/2 kupe fasule te ziera te errta
- 1/2 kupe me miser te zier
Përgatitja
- Ne nje ene te vogel hidhni kupen e ujit me quinoa dhe vendosni te ziejne sebashku. Zierja behet ne temperaturate larta, jo ne zjarr te ngadalte rreth 20 minuta, quinoa eshte zier. Hiqeni dhe lerenite mbuluar 10 minuta.
- Ne nje tigan me zjarr mesatare hidhni vajin e ullirit dhe kaverdisini lehte fasulet dhe misrin. Hidhini ne enen ku keni quinoan dhe i perzieni me te.
- Per shije mund ti hidhni djath te bardhe dele ose parmigiano.
Ju befte mire!
Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY