Prodhimi i qumeshtit te gjirit regullohet nga hormonet, sasia e qumeshtit e cila del nga gjokset dhe sa shpesh del qumesht nga gjokset.
Prodhimi i qumeshtit eshte me i larte direkt pas gjidhenies dhe zvogelohet gradualisht pasi gjokset jane mbushur me qumesht.

Tre rregulla te arta per prodhimim e qumeshtit
1. Sa me shume te lejoni qe femija te pi qumesht gjiri, aq me shume qumesht do te prodhojne gjokset e tu
Prodhimi i qumeshtit rregullohet sipas kerkeses qe ke per qumësht. Kur qumeshti del nga gjoksi eshte nje sinjal qe tregon qe eshte mbi prodhim qumeshti. Pra sa me shume femija pi qumësht nga gjiri aq me shume gjendrat e gjirit aktivizohen per te rinisur prodhimin e qumeshtit perseri e perseri. Nje e thithur optimale e gjoksit dhe nje pozicion i mire i ushqyerjes me gji e ndihmone femijen ta zbrazi mire qumeshtin e gjoksit. (Nuk eshte se gjoksi boshatiset komplet, por arrine ne kufijte e 10-20% te sasisese tij ne gjoks)
2. Sa me shpesh ta vendosesh femijen ne gjoks dhe te stimulosh prodhimin e qumeshtit nga gjendrat hormonale, aq me shume qumesht ke per të prodhuar
Sa me i zellshem dhe sa me shpesh te vendoset femija ne gjoks, pavarësisht sesa pi, kjo ndihmon të prodhohet me shume qumesht nga gjendrat e qumeshtit ne gjoks. Sesa here femija pi ne dite varjon nga femija ne femije, femijet 0 deri 6 muajsh mund te pine cdo 2 ore, 8 here ne dite, ose cdo 3 ore 6 here ne ditë. Por femijet qe kerkojne gjoksin shume shpesh mund te pine edhe 10 deri15 ne dite.
Duke u rritur femija kërkon gjithmone e me shume qumesht. Por ka periudha kur fëmija ka me shume dëshirë per te pire ose me pak kjo varet sesi eshte gjendja e femijes, psh kur eshte i grindur apo ka te prerat e baekur akoma.
3. Sa më gjate ta lesh fëmijën ne gjoks dhe të stimulosh prodhimin e qumshtit nga gjendrat hormonale, aq me shume qumesht ke per te prodhuar.
Kojezgjatja e femijes ne gjoks ndikon ne rritjen dhe stimulimin e prodhimit te qumshtit te gjirit. Ndonjëherë ndonje femije pine shume shpejt dhe e merr ate sasi te nevojshme, sigurisht qe prodhohet qumesht me pas, por minimumi duhet te jete 5 deri 10 min qe te ndihmoj stimulim te mire te prolaktines (hormoni pergjegjes qe stimulon prodhimin e qumshtit te gjirit).

A eshte gjidhënia naten e rendesishme per prodhimin e qumshtit te gjirit?
Gjidhenia Naten eshte e rendesishme per te srimuluar prodhimin e qumeshtit. Harmoni i prolaktines e rrit stimulimit e prodhimin te qumshtit nga gjendrat e gjoksit.
Persa kohe femija te zgjohet naten dhe ka deshire te pi, vendose gjithmone ne gjoks të pi derisa ta leshoj vet. Do te flej kesh ti i qete dhe me mire. Per femijet e vegjel qe nuk zgjohen duhet ruajtur rutina e cdo 3 oreve per ti dhene gjoks edhe naten. Nese femija nuk zgjohet vet, mund ti zgjoni ju te vegjlit per ti ushqyer me qumesht. 🤱🍼
