Akullore në kushte shtëpie me fruta 🍉🍌🍓

Për të përgatitur akullore te shijshme me fruta të ndryshme në shtepitë tuaja, për fëmijët tuaj ju nevojiten:

  • 1/2 litër kos
  • 1/2 litër puding (aromë vanilje) të gatshme ose me shije te ndryshme
  • 1 filxhan me fruta të freskëta ose të grira sipas dëshirës
  • Frutat qe mund të përdorni (pjeshkë, kajsi, vishnje, shalqi, luleshtrydhe, mango etj…)

Kjo është një recetë që mund të përgatitet shumë lehtë. Mund të kombinoni cdo shije pudingu që doni (vanilje, cokollatë, luleshtrydhe…) me cdo lloj fruti.

Sëpari përzieni kos per femije me shije natyrale me frutat me blender dhe pastaj shtoni pudingën e gatshme. Kur akullorja të jetë gati, futeni në një enë plastike të mbyllur mirë dhe futeni në frigorifer të ngrijë më shumë se një orë.

Lini një Përgjigje