Kjo është një recetë e përshtatshme për fëmijët nga mosha 4 muajsh dhe 6 muajsh.
Për ta përgatitur ju duhen:
▪4 kokrra kajsi të pjekura mirë

▪I lani me ujë të bollshëm dhe i ndani në dy pjesë duke u hequr kështu dhe bërthamën
▪Vendosini në 1 enë me 2 dl ujë (1 gotë ujë e plotë)
▪Lereni të ziejnë 7-10 min

▪Nxirrini nga ena dhe hiquni lëkurën (mund edhe tjua qërroni lekurën përpara zierjes)
▪Me mikser ose një pirun përfito puren e kajsisë

▪Lengun ku ziet kajsitë kullojeni dhe hidheni në një shishe biberoni lëreni të ftohet deri në temperaturën e ambientit dhe konsumojani fëmijës gjatë gjithë ditës.

▪Ky lëng kajsie do ta mbaj të FRESKËTA dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës fëmijën tuaj