Konsultë për ushqyerjen me Gerta Veliu

(4 shqyrtime nga klientë)

 99.99

Një konsultë e plotë mbi të gjitha elementet dhe aspektet e domosdoshme për një ushqyerje të shëndetshme për femijën tuaj.
Cakto datën dhe orën

Përshkrim

Konsultë individuale për ushqyerjen e bebit ose fëmijës

Çdo fëmijë ka historinë, ritmin dhe vështirësitë e veta me ushqimin. Për këtë arsye, gjatë konsultës nuk do të merrni këshilla të përgjithshme, por një analizë të personalizuar të situatës së fëmijës suaj dhe hapa konkretë që mund t’i zbatoni në përditshmëri.

Konsulta është një takim individual online, ku do të kemi hapësirën e nevojshme për të folur me qetësi për shqetësimet tuaja dhe për të kuptuar se çfarë po ndikon në ushqyerjen e fëmijës.

Për kë është kjo konsultë?

Konsulta është e përshtatshme për prindërit që:

  • po përgatiten të fillojnë ushqimin e ngurtë;
  • kanë paqartësi rreth metodës BLW, ushqyerjes me lugë ose kombinimit të tyre;
  • kanë vështirësi në kalimin nga puretë te ushqimet me copa;
  • shqetësohen sepse fëmija ha pak ose refuzon ushqimin;
  • kanë një fëmijë që pranon vetëm disa ushqime;
  • po përballen me fazën e selektivitetit ushqimor ose “picky eating”;
  • kanë vakte të shoqëruara me presion, të qara, shpërqendrim ose ekrane;
  • nuk janë të sigurt për oraret, numrin e vakteve, sasinë e qumështit ose porcionet;
  • duan të ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme të fëmijës me ushqimin.

Çfarë përfshin konsulta?

Përpara takimit do të plotësoni një pyetësor të detajuar mbi historikun e ushqyerjes, rutinën, ushqimet e pranuara, mënyrën e servirjes dhe vështirësitë që po përjetoni.

Gjatë konsultës do të:

  • analizojmë situatën aktuale të fëmijës;
  • identifikojmë faktorët që mund të ndikojnë në refuzimin ose pranimin e ushqimit;
  • vlerësojmë rutinën e vakteve dhe të qumështit;
  • flasim për teksturat dhe mënyrën e përshtatshme të servirjes;
  • sqarojmë shqetësimet dhe pyetjet tuaja;
  • ndërtojmë hapa praktikë dhe të realizueshëm për familjen tuaj.

Qëllimi nuk është të detyrojmë fëmijën të hajë, por të krijojmë kushtet që ai të ndihet i sigurt, të eksplorojë ushqimin dhe të zhvillojë gradualisht aftësitë e nevojshme për t’u ushqyer.

Pas konsultës do të keni më shumë qartësi për:

  • çfarë të ndryshoni në rutinën aktuale;
  • si t’i organizoni vaktet;
  • çfarë dhe si t’ia servirni ushqimin;
  • si të reagoni kur fëmija refuzon;
  • si të ulni presionin dhe stresin gjatë vakteve;
  • cilët hapa të ndiqni në vazhdim.

Kjo nuk është një menu standarde apo një listë rregullash e njëjtë për çdo fëmijë. Udhëzimet përshtaten sipas moshës, fazës së zhvillimit, historikut të ushqyerjes dhe nevojave të familjes suaj.

Rezervoni konsultën duke zgjedhur datën dhe orën që ju përshtatet në nr në Whatsapp

Shënim: Konsulta ka karakter edukues dhe mbështetës dhe nuk zëvendëson vlerësimin apo trajtimin mjekësor. Nëse evidentohen shenja që kërkojnë vlerësim të specializuar, do të udhëzoheni t’i drejtoheni pediatrit ose profesionistit përkatës.

4 shqyrtim për Konsultë për ushqyerjen me Gerta Veliu

  1. Ailda

    Djali im15 muajsh nuk han asgje vetem me gji peshon 10kg e gjysem

  2. Suela

    Super

  3. Anifet Canebafto

    Gerta konsulta me ju me motivoj aq shume të falemnderoj për çdo këshillë tënden neve vazhdojm super

  4. Alma

    Gluten free

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *