Llojet e Specave

MESONI TE GJITHA LLOJET E SPECAVE.
Ne kete postim do lexoni larmite e ndryshme te specave nga ato me te emblat te ato me pikantet.

Specat zile

SPECAT ZILE – janë të mëdhenj & të ëmbël me ylber ngjyrash (jeshile, të kuqe, portokalli, të verdhë, vjollcë). Për shkak të madhësisë & shijes së butë & të ëmbël, ato janë perfekte për tu mbushur, por janë gjithashtu tepër të shijshme & me aromë si finger food.

Specat te vogla te embla

SPECAT E VOGLA TE EMBLA -Këto speca janë më të vogla shijojne njësojë si specat zile, kanë më pak fara & shpesh janë pak më të ëmbla. Përdoren si ‘snacks’ ose si ‘Dip & spreads’(perfekte për ushqim me vete në kopësht/shkollë ose në shëtitje.

Specat cubanelle

SPECAT CUBANELLE – E njohur gjithashtu si speci Italian i kavërdisjes dhe është spec i ëmbël. Ka një lëkurë të hollë dhe përdoret gjerësisht në kuzhinen kubaneze nga ka marr dhe emrin. Ideale për skuqje të shpejtë, por edhe pjekje. Perfekte per tu përdorur në pica.

Specat banane

SPECAT BANANE – Këto speca morën emrin e tyre për formën e tyre të gjatë të lakuar & ngjyrën e verdhë. Kanë shije të butë & shpesh përdoren për të përgatitur turshi ose mbushje të ndryshme.

Specat qershi

SPECAT QERSHI – Specat qershi ose Pimento janë speca të kuq, në formë zemre, të butë, të ëmbël & aromë si piper i kuq. Përdoret në mbushje të ndryshme, marinime & turshi.

SPECAT POBLANO – janë në skajin e butë të shkallës së specave djegës, të trashë & mishtore si specat zile, kanë formë më të gjatë . Të shkëlqyera për mbushje, për pjekje &kaverdisje ne tiganë.

Jalapeño

JALAPEÑO – Jalapeños janë mbreti i specave djegës. Jo sepse ato janë më pikantet (në fakt ato janë relativisht të moderuara për djegësinë), por për shkak të popullaritetit & përdorimit së tyre.

Specat serrano, fresno, thai

9. 10. Jane speca djeges në shkalle të ndryshme.

Specat e verdha chile

SPECAT E VERDHE – Këto speca të ëmbël & variojnë nga shumë të buta në shumë pikante. Ato kanë mish të trashë me ngjyrë të verdhë të ndritshme & të lëmuar. Perfekt për mbushje me ajkë, për të gatuar, pjekur, grilë, turshi, ose të copëtuar për sallata etj.

Lini një Përgjigje