Mufinsa me Brokoli & Lulelaker

Mosha 10M+

Përbërësit

  • 1 Veze
  • Lulelaker
  • Brokoli
  • Miell misri
  • 1 lugë pluher pjekes
  • Nenexhik
  • Djath parmixhiano

Përgatitja

  1. Laj lulelakren dhe brokolin dhe zieji sebashku per 10 min.
  2. Perziejme te gjithe përbërësit sebashku, shtojmë edhe lulelakren dhe brokolin e zier te thermuar dhe i perziejme te gjithe përbërësit sa me mire.
  3. Pasi te kemi përfituar nje perzierje te mire lyejme format e taves me pak gjalp dhe derdhim perzierjen. Mbushe formen deri ne gjysem qe kur te fryhet mufinsa gjate pjekjes mos te dal jashte formes.
  4. Pjekja ne 180 per 15-20 min.

*Kete recetë mund ta bejme vetem me thjerrza te kuqe. Duke i zier ato paraprakisht e duke i bere pure e bashkuar me te gjithe përbërësit e tjere.

Ju befte mire👶🏻

Lini një Përgjigje