8. Historia ime…

Secila nene ka sfidat e saja ne jete, sjellja e nje jete te re ne kete bote eshte nje sakrifice e madhe per secilen femer.

Tani po ju tregoj historine time…
Kam perjetuar dy here abort, shkaku i tyre ishte gjakderdhja ne javet kritike te fillimit, pavaresisht ketyre dy momenteve shume te veshtira nga per mua deshira per te patur femije tentuam perseri, ne kete here qenia ime ishte e dermuar, nje shtatezani e veshtire e une qe ndihesha shume keq, per me teper shume e friksur. Po me dukej se po kaloja ne te njejten gjendje si ne dy abortet e para, ishte e njejta ndjesi, ndaj me konsulta te vazhdueshme, mu desh te vendosja cerklazh, te mbaja nje regjim strikt duke qendruar e shtrire per nente muaj rresht dhe mbi te gjitha me duhej te merrja injeksione fraxiparine gjate gjithe kohes, kishte raste edhe nga dy here ne dite, qe te mund ti jepja jete jetes se vogel qe rritej brenda meje, me besoni nuk ishte aspak e lehte, konsultat duhet ti ndiqja cdo dy jave te mjeku.


Kur mbrita ne muajin e peste dhe do shkoja ne konsulten e rradhes tek mjeku na u komunikua dicka e pabesueshme, behej fjale per ashrin e hindes, ajo nuk dallohej, mjeku nuk po arrinte ta shihte qartesisht, me shume mundesi kjo nuk ishte te femija im po thoshte mjeku.

U trishtuam shume pa mase, ishim lutur qe kete here te shkonte gjithcka mire, ndaj me bashkeshortin vendosem te shkonkm te konsultohehim edhe me mjek te tjere. Asnjehere prindrit nuk pajtohen lehte me realitetin qe mund te jete ne femijen e tyre, ndaj shpresa dhe dashuria e madhe te ben qe te besh cdo perpjekje te mundshme per te vertetuar te kunderten e cdo gjeje. Shkuam ne mjek te tjere por edhe ata nuk mund te na siguronin, e gjithe kjo situate ndodhi per 10 dite rresht. Ishin ditet te mbushura plot ankth, frike, nete pa gjume por thelle thelle edhe pak shprese kishim ne veten tone. Sikunder gjithmone prinderit per femijen e tyre.


Nga mjeket na u kerkua te benim NIFTY test, qe kishe nje vlere 600€, nuk po i permend parate per ndonje arsye, pasi problemi nuk ishte aty sepse do e siguronkm ptjeter ate shume. Problemi qendronte te shendeti i bebit qe nese dhe ajo fije shprese qe na mbante do te shihej, ashtu do duhej te shuhej pergjithone edhe zemra e bebit tone.

Kjo dileme e madhe po na mundonte, a do te mund ta nderprisnim dot zemren e tij se rrahuri? A do te mund ta pranoja dot une si nene nje gje te tille? Kjo me rendonte se tepermi mbi koken time e mendimet e mia.

Ne se bashku me burrin vendosem ta mbanim bebin ashtu si eshte qe po prisnim me vite, asgje tjeter nuk na kishte mbetur vetem se i lutesha Zotit qe gjithcka te shkoj mire deri ne fund.


Por pasi morrem nje vendim, vendosem qe kete analize te mos e benim. Pritem dhe 10 dite dhe mesuam qe cdo gje ishte ne rregull me ashtin e hundes se bebit tim. Nuk mund ta besoja qe gjithcka ishte mire, qe bebi im ishte mire. Lumturia ime nuk ka te pershkruar, e per me teper ndihemi krenare per vendimin per mos ta bere ate analize te shkrete.
Por ndersa llogarisnim edhe mendonim qe perpjekjet tona te ishin qe shtatzania te shkonte te palten deri ne muajin e shtate, qe ne rast te komplikimit te gjendjes te kishim mundesine qe te pakten bebi te mbijetonte duke e futur ne inkubator.

Por Zoti eshte i madhe, fale TIJ shtatzania ime shkoj mire jo deri ne muajin e shtate por e plote deri ne fund te muajit te nente.
U afruan ditet e fundit te lindjes, tashme kishte ardhur momenti i shumepritur per ne, per mua per cdo femer qe behet nene per here te pare, e sidomos oas tere ketyre peripecish. Lindja shkoi me operacion, me prerje cezariane.

Tani do tu tregoj perjetimin e momentit kur ma sollen bebin tim ta mbaja ne krahe, ohh te ndieja aromen e femijes tim, nuk mundem ta pershkruaj dot me fjale, ishte nje ndjenje e pa pershkrueshme, fillova te qaja nga lumturia e geximi, nuk mundja ti ndalja lotet, falenderova ZOTIN per cdo gje dhe bebit tim i urova te kete fat dhe nje jete te gjate!


Sot kam nje djal 5 muajsh dhe falemnderoj Zotin shume qe ma fali dhe eshte shendosh e mire, pa asnje gje nga ato qe na thane mjeket “ZOT 🤲🏻falemnderit” eshte dhurata me e cmuar qe me ke dhene!

P.s
Eshte e veshtire te marresh vendim per jete apo vdekje, „ZOT mos na provo“!
Uroj qe cdo nene te jete e lumtur, sakrificat jane per ne, por ZOTI ndihmon secilin!🤗

Lini një Përgjigje