DREKA 2 – Po i Provoj Peshkun

Mosha 7M+

Peshku eshte burim i larte me proteina e vlera ushqyese per zhvillimin e trurit te fëmijës, ndaj rekomandohet ti fillohet pasi femija ka nisur pak me ushqimet e para dhe mishrat e pare, si te pules, vicit etj.

Per kete recetë te nevojiten:

  • 200 gr merluc (ose salmon)
  • 1 Karrotë mesatare
  • 1/2 Patate e ëmbël
  • 1 filxhan Bizele
  • 2 lugë qumesht gjiri/formule

Pergatitja e recetes (15 min):

  1. Qërro dhe pastrote gjithe përbërësit
  2. Hidh ne nje enë te ziejne karrota dhe patatja e ëmbël
  3. Pas 5 minutave hidh ne enë dhe merlucin te zieje bashke me karroten dhe pataten e ëmbël
  4. Leri te ziejne edhe per 5 min te tjera dhe hiqi
  5. Futi ne mikser, por duke i shtuar edhe qumshtin

Nese do pergatisesh me shume se racioni i vaktit dhe do ta ruash ne frigorifer keshillohet qe mos ti hedhesh qumeshtin, por qumeshtin tja shtosh pak perpara se tja japesh fëmijës ta konsumoj.

Ju befte mire!

5 Comments

  1. Menyre interesante pergatitje. Une vajzes time ia pergatis peshkun ne nje menyre tjeter. Po te ve link-un per ta pare: https://familyyouall.com/2019/03/25/peshk-i-pjekur-taze-recete-per-femije/

Lini një Përgjigje te recetababyAnuloje përgjigjen