Trajnimi Picky Eating

(15 shqyrtime nga klientë)

 179.99

Trajnimi Picky Eating – Online

Keni një fëmijë që refuzon të hajë ushqime, apo ushqime të reja? Trajnimi  Picky Eating është gjithçka që ju nevojitet për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë zakone të shëndetshme ushqimore dhe të luftoni selektivitetin në ushqim. Ky program online ofron mbikëqyrje dhe mbështetje për 5 muaj, duke ju udhëzuar çdo hap të rrugës!

Ofron:

  • Akses për 5 muaj në programin e trajnimit, me material të përditësuar dhe mbështetje të vazhdueshme.
  • 10 Seanca Pyetje & Pergjigje cdo 2 javë gjatë 5 muajve.
  • Pyetje & Pergjigje Individuale, duke u fokusuar në nevojat e veçanta të fëmijës tuaj.
  • Menu dhe receta për çdo vakt, të përshtatura për të inkurajuar fëmijën tuaj të provojë ushqime të reja dhe të shijshme.

Përse ta zgjidhni? Me trajnimet tona, do të keni mundësinë të merrni këshilla profesionale, të zhvilloni aftësi të reja për të menaxhuar dhe mbështetur ushqyerjen e fëmijës, dhe do të keni një plan të qartë për çdo hap të përgatitjes së ushqimeve.

Bëhu pjesë tani dhe filloni udhëtimin tuaj drejt një ushqyerje më të shëndetshëm për fëmijën tuaj!

 

Kategori:

Përshkrim

  • A eshte femija juaj nje Picky Eating?
  • Femija juaj a refuzon ushqimin dhe nuk ka interes te provoje shije te reja ushqimesh?
  • A ka nje regres te dukshem te oreksit per te ngrene?
  • A nuk i pranon aromat e forta dhe karakteristike ne gatime?
  • A eshte nje femije qe vetem trazon por nuk provon ushqimin? Qe e con dem duke e hedhur edhe flakur poshte?
  • A eshte femija juaj super i ndjeshem ndaj prekjes se teksturave te ndryshme ushqimesh?
  • A ben sikur mbytet per cdo lloj teksture e konsistence ushqimesh?
  • A behet nervoze femija juaj kur nuk ja servirni, prisni dhe e kerkon sipas nje menyre te gatuar ushqimin?

Jeni vetem nje klikim larg. Duke i siguruar femijes tuaj zgjidhjen e duhur dhe me te sigurte per te kapercyer te gjitha keto pikepyetje me siper.

Blini tani trajnimin Picky Eating dhe merrni programin qe permban:

  1. Trajton femijet qe refuzojne te provojne ushqime te reja apo dhe ato qe i kane pas ngrene me pare.
  2. Meson femijet si te nderveprojne me ushqimet dhe te reduktojne neveritjen ndaj ushqimeve apo frikes per te prekur ushqimet me dore.
  3. Femije qe preferojne vetem nje numer te kufizuar shijesh.
  4. Femije qe nuk marrin sasine e nevojshme te vlerave ushqimore ne dieten e tyre.
  5. Plane te hartuara per te analizuar ecurine e femijes.
  6. Femije qe hane ne menyre te c’rregullt.
  7. Permiresimi i aftesive kordinuese, autonomise se femijes dhe sfidave sensorale dhe psikologjike.
  8. Keshillimi i prindit te ndimoj zhvillimin e aftesive te ushqyerjes.
  9. Nese femija juaj ka nje game te kufizuar te ushqimeve qe preferon dhe refuzon vazhdimisht cdo ushqim te ri.
  10. Nese femija ka probleme sensoriale ose ka probleme me aromat apo teksturat e ndryshme.
  11. Menu te shendetshme dhe rutine e vakteve sipas moshes.
  12. Informacione shtese si ndihma e pare per femijet
  13. Akses ne te gjitha guidat e ushqyerjes ne website http://www.recetababy.com
  14. Disponibilitet per pyetje dhe konsulta ne grup.

← Back

Your message has been sent

Informacion shtesë

Falas

1 Konsultë falas mbas përfundimit të trajnimit, vlerësim i rezultateve.

15 shqyrtim për Trajnimi Picky Eating

  1. Regina

    Super e kenaqur

  2. Silvjana

    Hi! Un jam nena e nje femije 3 vjecar qe cdo gje me ushqimin shkonte shum mire derisa erdhi nje moment nuk pranonim me ngjyrat dhe u bem nje “Picky Eating ” Perzgjedhes vetem neutral dhe fal zotit pash ne instagram faqen e Gertes Receta baby dhe nuk hezitova i shkrujta se ne nena kur behet fjal per shendetin e femijes jemi me skeptik dhe duam gjithmon me te miren dhe fal ndihmes se gertes dhe trajnimit te saj ne kemi arritur me hapa te vogla arrin suksese te medha .Ndaj jua keshilloj shum trajnimin nese dhe femija juaj esht nje perzgjedhes ushqimesh .Shum perqafime per ty e dashur Gerta dhe suksese sa me lart .Faleminderit

  3. Xhulia

    ❤️

  4. Megi

    Supeer! Shume informacione te rendesishme dhe mbi te gjitha Gerta pervec se shpjegon cdo gje me detaje eshte edhe shume e embel! 10 me 🌟

    • @receta_baby.gv

      Te kam xhan Megi! Flm per feedback tend dhe gjithe perkushtimin dhe pozitivitetin tend❤️

  5. Jesmina

    Super e kenaqur nga trajnimi picky eating.
    Gerta eshte me mira.

    • @receta_baby.gv

      Ti je dashuri, ate qe kur se besojne e bere te mundur. Ishe nje nga rastet me te veshtira Por dedikimi dhe pozitiviteti jot me tregoi qe nuk ka asnje gje qe te na ndal ne nenave kur behet fjale ler femijet tane. Perqafime💛

  6. Marinela

    Nje trajnim teper i vlefshem per femijen, si te ushqehet shendetshem dhe ne menyre te pavarur. Gjithashtu e meson ate dhe me edukaten e te ushqyerit dhe rendesine qe ka si proces. Dhe jo vetem kaq por ky trajnim ne vetvete nuk eshte vetem per femijen por ne thelb eshte per nenen, te meson qe me urtesi e kembengulje te arrish ate cka deshiron tek femija jot.

    • @receta_baby.gv

      Marinela te falenderoj. Do ta vleresoj gjithmone feedback qe me ke dhene ne fillimet e mia me trajnimet, me kane vlejtur te permiresoj e organizoj qe nenave tju vi ne ndihme ne menyren me efektive. Te jam une mirenjohese Sepse edhe une kam mesuar shume nga ju dhe me keni treguar sa i madh eshte perkushtimi i ne nenave per tja dal gjithmone mbane.

  7. Selvije

    Shumë e kënaqur të falemenderoj pa mas pi kemi shumë përmirsime 😘

    • @receta_baby.gv

      Te falenderoj dhe une ty e jam e kenaqur qe keni pasur shume permiresime. Perqafime💛💛💛

  8. Bernarda Kondi

    Shume faleminderit per te gjitha keshillat dhe per kohen qe ve ne dispozicion per cdo pyetje qe kemi. Nje trajnim i domosdoshem, do doja te isha njohur me pare me kete mundesi ne menyre qe ta kisha nisur shume me heret trajnimin 😊

  9. Bruna

    Pervec nje mirenjohje te madhe qe kam per Gerten , e falenderoj cdo vakt qe femija im do ushqehet. Na beri te kemi nje rutine ushqyerje . Me teknikat qe mora nga ky trajnim (picky eating ) zgjitha problemin e ushqyerjes, mesova cdo te thote te ushqesh nje femije ne menyre te shendetshme. Faleminderit ❤️

  10. Diana

    Shume e kenaqur. Keshilla shume te vlefshme dhe per ne 😂 jo vetem per femijet!
    Deshira per te degjuar Gerten eshte cdo nate jo vetem 1here ne jave.

    • @receta_baby.gv

      Jam shume e Gezuar per arritjet tuaja me ushqyerjen. Flm per cdo fjale dhe ju keni bere nje pune te mrekullueshme nga ana juaj. Femijet meritojne me te miren!

  11. Heralda

    Victoria 4 vjece nje picky eater ekstrem me probleme te theksuara sensoriale me ane te ktij trajnimi,leksioneve edhe metodave te drejtuara nga Gerta ka bere qe te kete permisime te medha ne pranimin e ushqimeve te reja edhe te ruajtjes se nje rutine te mire.Shume faleminderit per mbeshtetjen Gerta

  12. Euglena

    Gerta jam shume e kenaqur me trajnimin ” Picky eating” , sepse npm ketij trajnimi mesova se si ta zgjidh problemin kryesor te djalit tim,
    dhe si te krikoj ura lidhese midis djalit dhe ushqimit. Faleminderit shume e dashur.

  13. Sabina Sava

    Orioni do te jete gjithmone mirenjohes teta Gertes per kohen, perkushtimin, durimin dhe qetesine qe na ke dhene. Jo vetem atij por edhe mua si nena e tij. Nga nje Picky Eater ekstrem, nervoz dhe i pa menaxhueshem ai u be: bashkepunues, me i qete dhe sot, fale teje me gjithe keshillat qe na ke mesuar te dyve jemi ketu per te te falenderuar pafund per rezultatin. Ai han vete ulet ne tavoline bashke me ne, provon shije te reja dhe surpriza eshte se ka filluar te haje dhe gjellerat qe une gatuaj per familjen. Kaq e lumtur si prind saqe skam fjale. Nuk jam aspak e zhgenjyer dhe mbi te gjitha une dhe Orioni fituam 1 mike qe gjithmone do ta perkrahim ate per arritjet e saj dhe ajo ne. Te kemi xhan teta Gerta! ❤️

  14. Jora Kule

    Pershendetje nga mami e dy binjakeve Dario dhe Boris👯‍♂️ besoj e mendoni sa e veshtire eshte procesi ushqyerjes me binjak dhe per ne teper kur jane “picky eaters “ 😉 por ne te tre me ndihmen e teta Gertes ja dolem💪, Dario dhe Boris hane perimet, faturat, mishin peshkun etj ne menyrat e gatimit nga me te ndryshmet🙏 Faleminderit Gerta te dergojme shume puthje e perqafime🥰

  15. Juliana Bacaj

    Une jam Juli, mami e dy djemve binjake. Njeri prej tyre u kthye ne picky eater sapo mbushi 1 vjec dhe per mua ka qene shume e veshtire.
    Fale trajnimit me Gerten, stopuam ekranet, une fillova te jem me e qete, mesova te respektoj urine dhe zgjedhjet e tyre, mesova si te ofroj ushqimin ne menyre konsistente derisa ata te pranojne cfare u ofroj une.
    Nuk jemi perfekt, por ne rrugen e duhur!
    Gerta te jam shume mirenjohese qe ke permiresuar mendesine time per ti trajtuar gjate ushqyerjes ne rradhe dhe me ke ndihmuar per te rritur dy femije te shendetshem!

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *