Plan Ushqimor për Fëmijët 6–12 Muaj me Refluks Acidik

(1 shqyrtim nga klient)

 39.99

Libri: Plan Ushqimor për Fëmijët 6–12 Muaj me Refluks Acidik

Ky libër është krijuar me kujdes për t’u ardhur në ndihmë prindërve gjatë periudhës më delikate të ushqyerjes së foshnjës – kalimin nga qumështi tek ushqimet e ngurta. Ai përmban menu të plotë ditore, me receta të thjeshta, të shëndetshme dhe të balancuara për çdo vakt të ditës: mëngjes, drekë, pasdite dhe darkë, si në formë pure, ashtu edhe në metodën BLW (Baby Led Weaning).

Çfarë do të gjeni në libër?

  • Receta të detajuara për çdo vakt, me përbërës të thjeshtë dhe të përshtatshëm për bebet.
  • Vlerat ushqimore të secilës recetë për të ditur çfarë merr fëmija juaj nga çdo vakt.
  • Këshilla të posaçme për fëmijët që vuajnë nga refluksi acidik, me alternativa të buta dhe të sigurta.
  • Kombinime ushqimore që ndihmojnë tretjen, ofrojnë energji dhe mbështesin rritjen e shëndetshme.
  • Zgjidhje praktike si të përgatitni ushqimin në versionin pure dhe në versionin BLW, sipas nevojës suaj.

Për cilët raste mund të përdoret ky libër?

  • Për prindërit që nisin diversifikimin e ushqimit të foshnjës.
  • Për foshnja që kanë refluks acidik dhe kërkojnë ushqime të buta e të lehta për tretje.
  • Për bebet që kanë filluar të ushqehen vetë dhe duan ushqime në formë finger food.
  • Për prindërit që ndihen të pasigurt se çfarë ushqimesh të kombinojnë në këtë periudhë të ndjeshme.

Pse ky libër do t’ju ndihmojë?

  • Ju kursen kohë – çdo ditë keni menu gati, pa menduar gjatë se çfarë të gatuani.
  • Ju jep siguri se po i ofroni fëmijës ushqime të përshtatshme për moshën, të pasura me vitamina, minerale dhe proteina të nevojshme për rritje.
  • Ju mëson të përgatisni ushqime të thjeshta, të shëndetshme dhe të shijshme, pa përbërës të komplikuar.
  • Ju ndihmon të keni një strukturë të qartë ushqimore, duke shmangur konfuzionin dhe stresin.

Bli tani dhe ofro fëmijës tënd ushqimin e duhur për një rritje të shëndetshme dhe të qetë!

Kategori: Etiketa: ,

Përshkrim

1 shqyrtim për Plan Ushqimor për Fëmijët 6–12 Muaj me Refluks Acidik

  1. Regina

    Super liber me super receta per te vegjelit tane qe vuajne nga refluksi !!Autorja Gerta Veliu ka bere nje pune te shkelqyer me kete liber!Do tia rekomandoja te gjitha mamave apo prinderve qe femijet e tyre kane probleme me refluksin!!Te falenderoj shume Gerta sepse dhe cunat ndihen me mire me keto receta dhe i shijojne pafund!

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *