Guida ime BLW

(18 shqyrtime nga klientë)

 33.00

🌻Guida ime BLW – Libri im i pare fizik plote 333 fq, per moshat 6M deri 6 vjec sjell metoden Baby Led Weaning te ushqyerjes.
▪️Autore Gerta Veliu
▪️Redaktor @ekremakryeziu
▪️Botues @raftibotime
▪️Recensionin @hyrida.basha
Ndihmoi @das_marketingagency
✨Cfare do te gjeni ne kete liber:
– Njohuri te shumta lidhur me kete metode, aplikimin, qasjen me femijen dhe edukimin e femijes me zakonet e shendetshme ne ushqim
– Zhvillimin psikomotor te femijes per te realizuar vetushqyerjen
– Mesimin e teknikave vetushqyese per ta bere kete proces sa me te lehte
– Si funksionon ushqyerja sipas BLW
– Cilat ushqime jepen te para sipas BLW
– Testimet e para dhe ndertimi i nje qasje te duhur me cdo ushqim te ri
– Rritja e larmishmerise se ushqimeve me nje diet te balancuar me komponentet e nevojshem ushqimor
– Keshilla praktike, me hapa konkret per ti dhene femijes sigurine dhe edukimin e duhur ne ushqim
– Ndihma e pare per bebe dhe femije
– Alergjite, intolerancat ushqimore dhe alternativat zevendesuese te ushqimeve allergen
– Ushqime e rrezikshme dhe ato qe nuk jepen ne vitin e pare te jetes.
– Aplikimin e vakteve familjare dhe BLW ne udhetime
– Ushqyerja e femijve me nevoja te vecanta (femijet e spektrit autik, me sindroma te ndryshme, problematika shendetsore dhe femijet premature)
– Keshilla nuticioni per nje rritje te shendetshme, te pasur ne vlera ushqimore per cdo moshe
– Prerja dhe servirja e cdo ushqimi (frutave, perimeve, mishit, peshkut, uji, veza, errezave, arrave etj)
– Strategji per femijet selektiv/perzgjedhes, fazat qe kalojne femijet Picky Eater.
– Procesi ndijor dhe si ti ndihmojme femijet.
– Menu e pasur javore me receta BLW, rutina e orare per mosha te ndryshme te femijve
– Skema ndihmuese per cdo dite te ushqyerjes dhe prezantimit te shijeve te reja.
✨Nje udhezues i plote per cdo prind qe:
– Nis ushqyerjen e ngurte per here te pare
– tashme ka nisur ushqyerjen dhe deshiron ti ofroj benefitet e vetushqyerjes me BLW
– Ndodhet ne kalimin nga pure ne copa reale te ushqimit
– Ka frike se femija mbytet dhe ka nevoje per ndihme ta kapercej ate.

Përshkrim

18 shqyrtim për Guida ime BLW

  1. Edit

    Libri eshte shume gjitheperfshires ne tematikat qe shqyrton, duke nisur nga parapergatitjet e nisjes se ushqimit e deri ne alergjite ushqimire apo BLW ne udhetim.
    Gerta ka bere nje pune te shkelqyer dhe e rekomandoj librin per cdokend qe do te behet prind (perfshire dhe baballaret).

  2. Marela

    Eshte nje liber mjaft i rendesishem per tu pasur ne familje. Per ju sidomos qe jeni nena te reja dhe nuk dini nga tja nisni me ushqyerjen e femijes ju ka ardhur nje udherrefyes i shkelqyer me ane te ketij libri. Cdo gje shpiegohet aq mire dhe aq bukur me ane te pjeses se skicave dhe fotove saqe autorja ska lene asnje gje mangut qe ju te kerkoni informacion ne internet. Ju lutem mos ngurtoni ta merrni ne duar kete mrekulli. E rekomandoj me gjithe zemer

  3. Besjana

    Mezi e kam pritur kete libe,e kush me mire se Gerta mund ta sillte ,sa bukur eshte lidhur cdo gje ne lidhje me bebin e sa ndihme te madhe na ka sjell neve mamave te reja Falenderuse pafund shum per kte super liber cdo gje e sjell ne menyren me te mire kisha harruar te lexoj libra per 24 ore po kaq i bukur ishte dhe te vinte keq ta leje pa e mbaruar se lexuari shum shpejt.
    E rekomndoj 10/10 dhe nje super ide per tja bere dhurat mikeve qe fillojne me ushqyerjen e bebave te tyre😍🫶🏻

  4. Regina

    Me ne fund nje liber ne gjuhen Shqipe me te gjitha infot,keshillat,menu per çdo prind te ri!Ky liber ka gjithçka qe nje nene e re por jo vetem duhet te di rreth ushqyerjes se femijes!Eshte nje liber i perkryer fantastik i kuruar ne cdo detaj!Thjesht duhet ta beni tuajin per te zgjidhur njehere e mire çdo dyshim e per ta bere rrugtimin e femijes tone te sigurt te suksesshem e te shendetshem!!Jua super sugjeroj te gjithe prinderve te rinj dhe jo vetem🥰!Bravo Gerta Veliu per kete thesar qe cdo nene duhet te kete!🥰

  5. Eva Lami

    Ky liber eshte fantastik Gerta eshte shembull per cdo nene te re sesi ta ushqej femijen me vlera dhe ne menyren me te mire te mundshme. Jam e lumtur qe e kam blere kete liber sepse edhe pse vajzen e kisha mesuar me BLW tek djali po ngurroja pak derisa ky liber me dha shtysen dhe tani bebushi im ushqehet vetem ne kete menyre dhe shum shendetshem. ❤️❤️❤️
    Ja u sygjeroj te gjitha nenave qe kane pasiguri ns ushqyerjen e bebave. 🫶🏻🫶🏻🫶🏻

  6. Keti Zhupa

    Si nje nene e re libri i Gertes eshte hapi i pare qe me ndihmon per nisjen e ushqimit tek vajza ime duke marre se pari informacionet e duhura. Ja rekomandoj cdo nene dhe babai te mesojne femijet e tyre mbi vetushqyerjen ❤️

  7. Romina Veseli

    Te them I mrekullueshem eshte pak per kete liber! Ka informacione aq te detajuar dhe te mireshqyrtuara. Ka qene nje ndihme shume e madhe per mua lidhur me djemt e mi “nazelinj” ne ushqim. Edhe kjo pjese trajtohet aq bukur ne kete liber. E di se ka plot nena atje jashte qe vuajne nga kequshqyerja e femijeve, keshtu isha edhe une. Do e sygjeroja fort fort per te gjitha ju qe ushqyerja e femijeve eshte primare! Gerta eshte preson i vecante andaj nuk kishte se si te dilte ndryshe libri I saj. E lumtur qe te kam njohur e dashur !

  8. Dorina

    Ky eshte nje liber fantastik per cdo nene qe kerkon te ndertoje mardhenie te shendetshme me ushqimin per femijen e saj. E sugjeroj sidomos per nenat e reja,eshte nje pasuri plot me informacione te dobishme! Ka perkushtim,spjegim dhe detaj me cdo rresht! Bravo Gerta 👏 👏 🌸 je bekim per kedo qe te ndjek dhe blen kete liber plot vlera. ♥️

  9. Nazmira

    Guida ime BLW, është një burim i shkëlqyer për prindërit që duan të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të natyrshme me ushqimin për fëmijën e tyre. Ai përmban gjithashtu informacion të saktë dhe të thjeshtë, si dhe me udhëzime të qarta, që prindërit mund të ndihen të sigurt dhe të sigurojnë se bebet e tyre po marrin ushqimin dhe përvojën më të mirë të mundshme. Me këtë metodë përfitimet janë të mëdha. E rëndësishme është që libri ofron edhe informacion mbi sigurinë dhe kujdesin për mundësinë e rreziqeve të mundshme, duke siguruar që çdo prind të ndihet i përgatitur dhe i mbështetur për këtë udhëtim ushqimor të bebes. Gerta të përgëzoj për punën që ke bërë dhe shumë suksese! 🥰 Normalisht që do t’jua rekomandoj edhe mikeshave te mia 🌻

  10. Arnela

    Guida ime BLV eshte nje liber I domozdoshem per te gjithe prinderit , ka informacion te sakte dhe te detajuar .ndihmon femijen te krijoj nje mardhenie te shendetshme me ushqimin ,dhe shpetim per c do nene . E kush me mire se Gerta 😍do sillte nje liber te tille . 🌻🌻🌻

  11. Silvana Mbrati

    Personalisht jam shumë e kënaqur dhe sa shumë më ka ndihmuar në gjithçka.Nisur nga informacionet e dobishme deri tek recetat super te shendetshme qe nuk ja ndaj vajzes time, e cila eshte 17 muajshe.Te kemi xhan Gerta ❤️

  12. Kozeta Kerdhicka

    Librin’Guida ime blw’ ua sugjeroj të gjitha mama-ve që ndjehen skeptike dhe në dilemë se në çfarë mënyre duhet filluar ushqyerja tek bebushat e tyre,ky libër është alternativa më e mirë për gjithçkaduke filluar nga këshillat,informacionet dhe recetat e larmishme që ky libër sjell për ju…Gerta e dashur ke bërë një punë të përkryer ku përkushtimi jot ka qënë në maksimum,çdo gjë e shpjeguar me detaje ku mamat e reja nuk është e nevojshme të ndjejnë frikë dhe pasiguri se si ti ushqejnë fëmijët e tyre…

  13. Brisi

    Nje liber fantastik ashtu siç vetem Gerta me dijet e saj nund te mesoje nenat e reja , informacione teper te vlefshme qe cdo nene duhet ti dije ne hapat e pare te ushqyerjes se femijes. Jemi me fat qe kemi njohur Gerten dhe na e beri çdo etape te ushqyerjes me te lehte e te bukur❤️❤️❤️❤️

  14. Lorela

    ❤️

  15. Lorela

    Pjesa 1:
    Pershendetje,te gjithe nenave qe do te shfletojne kete faqe dhe do marrin kohe per te lexuar pershtypjet tone te lena shenim ne kete rubrike.
    Po le pershtypjet e mia per librin “Guida ime BLW” si me poshte:
    Une quhem Lorela, jam 27 vjece, mama per here te pare e nje vajze 6 muajshe.
    Duke qene se eshte eksperienca ime e pare e te qenurit mama dhe pergjegjese per edukimin ne ushqyerje te femijes tim, fillove te lexoj dhe te shfletoj neper internet dhe ne rubrika te ndryshme informacione ne lidhje me fillimin e ushqimeve.

  16. Lorela

    Pjesa 2:
    Ne kerkimet e para u ndesha me metoden e ushqyerjes BLW te cilen te them te drejten nuk e kisha hasur me para kete metode e si rrjedhoje nuk kisha asnje lloj informacioni ne lidhje me kete metode.Por duke lexuar dhe duke kerkuar fillova ta dashuroj kete metode dhe thashe pse jo te mos sjell per femijen time nje metode ndryshe,me efektive,me interaktive dhe me gjitheperfshirese ne llojet e ushqimeve.

  17. Lorela

    Pjesa 3:
    Mu duk si sfide shume e bukur per te sjell tek femija ime nje ushqyerje afatgjate,te shendetshme dhe plot argetim per te po dhe per mua si mami pasi kjo metode me ben qe te eksporoj me fantazine time ne servirjen e ushqimeve per te voglen time.
    Personalisht mendoj qe ushqimi duhet te jete argetim per te gjithe familjen….
    Poor,marerialet dhe kerkimet ne internet nuk ishin mjaftueshem qe une te krijoja sigurine e plote per te vendosur nese do filloja me ushqimet e ngurta apo me ato solide per femijen tim.
    Nepermjet miqsh dhe mamave te tjera rastesisht dhe per fatin tim te mire njoha Gerten.🙏
    Fillova te bej scroll te gjithe profilin e saj, u bera pjese e klubit te ushqyerjes qe menaxhon ne instagram si dhe shfletova faqen recetababy.com ne website per te pare receta me te detajuara, per te marre informacione dhe keshilla te tjera ektra.
    Mu duk shume interesante ne cdo informacion qe percillte por mbi te gjitha menyren dhe cilesine e informacionit qe vendoste te transmetonte si dhe dashamiresine e saj per te ndihmuar dhe suportuar.

  18. Lorela

    Pjesa 4:
    Me pas vendosa te blej librin e saj te titulluar “GUIDA IME BLW”.
    E kam lexuar librin dhe ishte nje udherrefyes shume i detajuar, i qarte, dhe plot informacione te vlefshme ne lidhje me ushqyerjen e bebave tane duke perfshire cdo detaj qe duhet te dije nje nene qe fillon ushqimin per here te pare me femijen dhe jo vetem por edhe nje mire edukim per femijet me vone, informacion qe ndihmon gjithashtu dhe nje nene qe ka nje femije me nevoja te vecanta (kapitull i dedikuar qe vlen per tu theksuar).
    Ky liber i ka dhene pergjigje shume pyetjeve dhe pasigurive qe kisha ne fillime me metoden BLW, tani ndihem shume me e sigurte dhe mezi pres te shikoj hap pas hapi ecurine e vogelushes time❤️
    Te falenderojme shume per cdo informacion dhe detaj te percjell permes ketij libri Gerta🙏❤️

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *