Gerta Receta BABY

Fergese per femijet

Reklama

Mosha 8-10M+

Perberesit

Pergatitja e fergeses

  1. Lani domatet dhe vendosini ne nje ene me uje te nxehte, pas 10 minutave i hiqnilekuren dhe i grrini ne rende.
  2. Specin lajeni dhe qerrojeni nga farat. Prijeni ne copa te vogla dhe filloni ta kaverdisni te paren me vaj ne nje tigan.
  3. Qeroni thelpinjt e hudhrave, i lani, i prini terthorazi ne copa dhe hidhjani specave qe po skuqen ne tigan. Trazojini here pas here. Shtoni dhe rigonin
  4. Shtoni domatet e grrira ne rende pasi specat dhe hidhrat te jene kaverdisur dhe te kene leshuar nje arome te mire.
  5. Shtoni djathin e bardhe te thermuar sa me imet ose gjizen dhe trazojeni mire te lidhet me masen e salces se pergatitur me pare.
  6. Ne fund fare i hidhni pak kripe Himalaya dhe vezen te rahur ne nje ene me pare. Vazhdoni ta trazoni derisa e gjithe fergesa te jete bere lidhur komplet me gjithe perberesit ne te.
  7. Lereni te ftohet dhe mund tja servirni femijes te fruluar ne mikser por edhe sic e keni pergatitur mbi nje fete buke ose si gjelle ne nje pjate te vogel. Mund tua shoqeroni me nje domate te fresket te prere ne copa.

Exit mobile version